(VIDEO) Vrasje dhe vetëvrasje në Demir Kapi, shkak zhurma

(VIDEO) Vrasje dhe vetëvrasje në Demir Kapi, shkak zhurma

Një vrasje dhe një vetëvrasje ka ndodhur sot në mëngjes në Demir Kapi duke tronditur kështu qytezën në juglindje të vendit.  Ministria e Punëve të Brendshme informoi se tragjedia ndodhi pak minuta para orës shtatë të mëngjesit. Prokuroria themelore publike në Kavadar ka kryer mbikqyrje në vendin e ngjarjes, ndërsa trupat e dy të vrarëve me armë zjarri janë dorëzuar për obduksion. Janë mbledhur gjurmë dhe prova që do të jenë objekt ekspertize. Nga të dhënat e para mësohet se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje, thanë nga Prokuroria.

Më herët, Ministria e Punëve të Brendshme informoi se i moshuari nga Demirkapia paraprakisht e ka denoncuar fqinjin e ri se ka trokitur nga lart. Sot në mëngjes që të dy janë gjetur të vrrarë më armë zjarri.

MPB

“Regjistrimi i fundit është më 19 janar të këtij viti. I madhi raportoi të voglin, me ankesë për trokitje. Marrëdhëniet e prishura fqinjësore, pa asnjë incident, pa kontakte. I riu u thirr dhe u paralajmërua, me të u zhvillua një bisedë. Ata nuk kanë pasur asnjëherë përleshje fizikë”.

Ministria e Punëve të Brendshme sqaroi se të vrarët me armë zjarri janë të moshës  72 dhe 34 vjeç.

MPB

“Sot (16.5.2023), në orën 06:50, në policinë e Demir Kapisë është raportuar se në shtëpitë e tyre janë gjetur të vrarë me armë zjarri dy persona,  B. M. (34) dhe M. K. (72), që të dy nga Demir Kapia. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen e të dyve, ndërsa në vendngjarje në koordinim me prokurorin publik po kryhen hetime”.

Lajmi për vrasje dhe vetëvrasje tronditi  banorët e Demirkapisë, të cilët të shqetësuar nga vrasja dhe vetëvrasja, thonë se nuk e mbajnë mend një incident kaq tragjik në të kaluarën në komunën e tyre.  Sipas informacioneve fillestare, i moshuari nga Demirkapi pas një debati të mëparshëm ka qëlluar me armë fqinjin që banonte sipër tij në një pallat dhe më pas ka vrarë veten. Sipas informacioneve jozyrtare, është  edhe një letër lamtumire nga njeriu që kreu vrasjen dhe më pas u vetëvra. /SHENJA/

MARKETING