(VIDEO) Vra’sja e Vanjës, shokët e Paleskit dëshmuan kundër tij
Dëshimtarë në gjykimin e sotëm për vrasjen e Vanjas dhe Pançes ishin persona që njihnin të dyshuarin e parë të vrasjes së dyfisht Lupço Palevskin. Dëshmitari Erolld Osmani ishte propozuar edhe nga Prokuroria por edhe nga Palço. Me dëshminë e tij, ai hodhi poshtë tezën e të dyshuarit të parë se më datë 22 nëntor 2023, ditën kur është vrarë Pançe Zhezhoski ka qenë në shtëpinë e shokut të tij duke rregulluar kazanin për peleta, që Osmani përdorte për tu ngrohur. Ai thotë se Palço kishte ardhur në shtëpinë e tij më datë 28, gjegjësisht një ditë pasi ishte grabitur dhe vrarë Vanja, por jo më datë 22, siç kishte thënë Palço, ditën kur ishte vrarë Zhezhoski.
Erolld Osmani, dëshmitar
“E kërkova në facebook, kam edhe screnshoot, nuk mu përgjigj. Më datë 27.11.2023, në mbrëmje më tha se do të vinte të nesërmen në mëngjes. Ditën e nesërme, më datë 28.11.2023 rreth orës 11:00 mu lajëmrua më tha se do vijë dhe do ta rregulloj kazanin. ‘Do të vij në mëngjes, sa të jem më mirë. Fjeta 3-4 orë, jam si të më shkel kamioni, por asgjë e rrezikshme. Do të kaloj në mëngjes’, më ka shkuar ai. Më datë 28 pas orës 11 erdhi te unë”.
Ditën kur e kishte takuar Pallçon, dëshmitari tha se nuk kishte vërejtur asgjë të jashtëzakonshme tek ai. Ajo që i kishte ra në sy ishte dera e thyer e veturës nga ana e shoferit, për çka Pallço nuk kishte thënë asgjë.
Dëshmitar tjetër ishte një tjetër shok i Pallços Llambe Buçkov, ish i punësuar në MPB. Ai në gjykatë tha se Pallço i ka borxh 16.000 euro. Ai tregoi se paratë i kishte marrë nga një mik tjetër dhe pasi Pallço nuk i’a kishte kthyer ishte detyruar të marrë kredi, për ta shlyer borxhin.
Ai tha se ka kontaktuar me Pallçon edhe kur ishte në Sofje edhe në Turqi, por atij i kishte thënë se ka takime partiake, me qenë se vendi ishte në prag të zgjedhjeve.
Kurse personi që e kishte dërguar Palevskin në Turqi, Stefan Dimkovski gjatë dëshmisë së tij në gjykatë tha se atij i kishte thënë se në Turqi do duhej të shkonte për operacion. Më 3 dhjetor Pallço i kishte thënë se po ja ngjisnin rastin e zhdukjes së një vajze. Ai madje kishte menduar të kërkoj azil në Bjellorusi. Ndërkaq, në Turqi tha se Palevski kishte marrë shtëpi me qira për tre muaj.
Emine Ismaili /SHENJA/