(VIDEO) Vrasja e Vanjës, dëshmitari i Palços bëhet pishman

(VIDEO) Vrasja e Vanjës, dëshmitari i Palços bëhet pishman

Dëshmitari i Lupço Palevskit Martin Pançevski u bë pishman, nuk u paraqit në gjykatë. Palevski kishte deklaruar se me Pançevskin paraditen e 27 nëntorit kur është vrarë Vanja, kanë pritur bashkë radhë në bankë, prandaj Palevski atë e kishte propozuar si dëshmitar.

Ftesa e gjykatës është kthyer me shenjë se nuk dëshiron ta pranojë” – tha gjykatësi i lëndës Ivica Stefanovski.

Përndryshe, sot vazhdoi marrja në pyetje e të dyshuarit të tretë për vrasjen e dyfisht, karateisti Bore Videvski. Ai mohon çfarëdo lidhje me grabitjen dhe vrasjen e Vanjas dhe Pançes dhe se gjatë kohës së vrasjes së Zhezhoskit tha se ka qenë në punë, kurse gjatë vrasjes së Gjorçevskas ka qenë duke fjetur në selinë e partisë “E djathta”. Për shkak se në gjykatë jep deklaratë të ndryshme nga hetimet, prokurorja Zhaklina Krstevska Josifovska kërkoi që të lexohen deklaratat e Videvskit të dhëna në Prokurorinë Publike në Shkup më 4 dhe 12 dhjetor 2023.

Deklarata e Boro Videvskit në Prokurori

E gjitha ishte dakorduar pa e ditur unë. Velibor më përmendi se do të kërkohen para, unë isha në krizë dhe pranova. Të katërt ramë dakord të merrnim veturën e Pançes, por ai të jetë gjallë. E grabitëm nga shtëpia, unë e godita, ai ra në tokë dhe Velibor e lidhi. Palço i mori çelësat dhe telefonin. Shkuam tek vendi Rudnik. Të katërt e dërguam tek gropa. Unë dhe Vllatko u kthyem dhe siç thash, dëgjova të shtëna armësh. U ktheva e pash Pallçon me armë në dorë. E pyeta përse e bëri. Më tha kështu është më pastërt”.

Kurse për rastin e Vanjas, Videvski kishte thënë:

Deklarata e Boro Videvskit në Prokurori

Pallço më tha se ishte njoftuar nga babai i vajzës se nesër do të shkonte në shkollë e vetme dhe duhet të grabitet. Plani ishte të kërkonim para dhe t’i ndajmë ato. Pallço na tha në cilën ndërtesë të shkojmë, na tha ta marrim vajzën, e dinte saktë në cilën orë do të dilte. Velibor ja ka mbyllur gojën dhe i tha të mos bërtas sepse do ta vras. Pallço filloi ta pyes për familjen dhe pasurinë. Ajo tha se babai nuk e do, por nëna për të do të jepte gjithëçka, se kanë banesa, pasuri. Ja hoqën thesin dhe dëgjova të shtënë”.

Boro Videvski tha se në stacion policor dhe në qeli e kanë rrahur dhe maltretuar shumë inspektorët policor dhe se i kanë thënë që të pranoj gjithëçka.

I dyshuari tjetër Vllatko Keshishov do të dëshmoj më 2 prill.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING