(VIDEO) Vrasja e dyfishtë në Shkup, policia gjen makinën e djegur, kërkohen autorët

(VIDEO) Vrasja e dyfishtë në Shkup, policia gjen makinën e djegur, kërkohen autorët

Të maskuar dhe me veshje të zeza. Pesë persona kanë hyrë në lokalin “Shisha bar” në Çarshi të Vjetër të Shkupit, ku kanë ekzekutuar dy persona, ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetë. Sipas informacioneve, autorët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes me makinën e tyre “Audi A6” të cilën policia e ka gjetur të shkrumbuar në rrugën drejt Orizarës së Epërme.

MPB

“Më datë 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB Shkup është raportuar se në një objekt hotelierik në rrugën “Samoilova” në Shkup, pesë persona të veshur me maska, me armë zjarri kanë shtënë në drejtim të J.K. (37) dhe E.I. (28), të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si dhe A.T.(34) nga Shkupi, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për dhënie të ndihmës mjekësore”. 

Prokurori Publik menjëherë ka dalë në terren, ndërsa ka urdhëruar të bëhet obduksion mbi trupat e të vrarëve.

Prokuroria njoftoi se ka siguruar videoincizimet nga kameret e sigurisë.

Enis Murtezi /SHENJA/

MARKETING