Shtrenjtohen karburantet, kriza energjetike i kushton BE-së mbi 100 miliardë euro

Shtrenjtohen karburantet, kriza energjetike i kushton BE-së mbi 100 miliardë euro

Çmimet e larta të karburanteve po kthehen në një problem politik për qeveritë evropiane, ndërsa kriza energjetike ka sjellë një faturë shtesë prej më shumë se 100 miliardë eurosh për Bashkimin Evropian. Kostoja lidhet me rritjen e importeve që nga fillimi i luftës në Iran, në një kohë kur vendet anëtare nuk kanë siguruar sasi shtesë të gazit natyror apo naftës.

MARKETING

Shik.mk

Presioni po ndihet tashmë drejtpërdrejt te konsumatorët. Në disa vende evropiane, çmimet e karburanteve janë rritur me afro 50%, ndërsa në disa raste kanë kaluar edhe 11 dollarë për gallon, pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit. Ngushtica konsiderohet një nga arteriet më të rëndësishme të tregtisë globale të energjisë. Në kushte normale, përmes saj transportohej rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës.

Pavarësisht tensioneve të larta gjeopolitike, Komisioni Evropian nuk parashikon probleme me furnizimin me karburant gjatë këtij dimri. Megjithatë, kostot pritet të mbeten në nivele të larta, ndërsa çmimet e naftës dhe gazit po shtojnë presionin mbi familjet, sektorin e transportit dhe bizneset. Komisioneri evropian për Energjinë, Dan Jorgensen, paralajmëroi se dimri pritet të jetë i vështirë, duke bërë të ditur se Brukseli po shqyrton ndërhyrje për të frenuar kostot e karburanteve të transportit.

Jorgensen kujtoi gjithashtu se edhe në rrethana normale rreth 50 milionë evropianë nuk kanë mundësi t’i ngrohin në mënyrë të mjaftueshme shtëpitë e tyre. Sipas tij, situata e këtij viti rrezikon të zgjerojë më tej varfërinë energjetike dhe të shtojë presionin mbi industrinë evropiane.

MARKETING