(VIDEO) VMRO, ZNAM dhe VLEN iniciativë për Komision hetimor për të gjitha tragjeditë

(VIDEO) VMRO, ZNAM dhe VLEN iniciativë për Komision hetimor për të gjitha tragjeditë

Grupet parlamentare të VMRO-DPMNE, Koalicionit VLEN dhe ZNAM kanë dorëzuar një Iniciativë për formimin e një komisioni anketues për të përcaktuar rrethanat në veprimin e institucioneve lidhur me tragjeditë dhe aksidentet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur deputeti i VMRO-DPMNE-në, Bojan Stojanovski.

Ai sqaroi se komisioni anketues do të ketë për qëllim përcaktimin e përgjegjësisë së funksionarëve, mbajtësve të funksioneve publike dhe personave të tjerë të lidhur, si dhe të përcaktojë rrethanat për veprimin e institucioneve në këto tragjedi dhe aksidente, duke përmendur zjarrin në  diskotekën “Puls” në Koçan, zjarri në spitalin modular në Tetovë, aksidenti i trafikut i “Durmo Turs” në Llaskarcë dhe aksidenti i trafikut i “Besa Trans” në Bullgari.

BOJAN STOJANOVSKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

“Komisioni anketues do të formohet në bazë të nenit 124, paragrafi 5 të Rregullores së Kuvendit. Ai do të përbëhet nga 15 anëtarë dhe zëvendësit e tyre, prej të cilëve: shtatë anëtarë do të propozohen nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE, dy nga grupi parlamentar i LSDM, dy nga grupi parlamentar FRONTI EVROPIAN, dy nga grupi parlamentar VLEN, një anëtar nga grupi parlamentar ZNAM dhe një anëtar nga grupi parlamentar LEVICA. Me të do të kryesojë një deputet nga radhët e partive opozitare”

Stojanoski u bëri thirrje deputetëve edhe nga partitë e tjera politike t’i bashkohen kësaj nisme.

Ndërkaq,  në lidhje me këtë, deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari, tha se së pari herë do ta analizojnë këtë iniciativë dhe pastaj do të dalin me qendrim kontret, ndonëse tha se janë pro çdo iniciative për të zbardhur të vërtetën e tragjedive.

RINA AJDARI, DEPUTETE E BDI-SË

“Në këtë rast do të diskutojmë, por ne e kemi thënë në vazhdimësi, do ta shohim njëherë  se çfarë përmban ai material i VMRO-DPMNE-së, por e kemi thënë që qëndrimi ynë ka qenë, që do të mbështesim çdo iniciativë për zbulimin e të gjitha fatkeqësive që kanë ndodhur deri më tani”.

Nga parashtruesit e iniciativës sqarojnë se Komisioni do të përkatisë gjetje që do të jenë bazë për nisjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë së të gjithë të involvuarve që kanë kontribuar në ndodhjen ose nuk kanë kontribuar në parandalimin e këtyre ngjarjeve tragjike.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING