(VIDEO) VMRO sërish kërkon shkarkimin e gjykatësit Pajaziti, ka lejuar që Ramadani të arratiset
Partia në pushtet VMRO-DPMNE edhe sot ka kërkuar që të shkarkohet gjykatësi Pajazit Pajaziti, pasi sipas tyre, ai e ka lëshuar ish ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani të arratiset.
Deputeti Toni Jarevski, tha se Pajazit Pajaziti duhet të shpjegojë pse e liroi Blerim Ramadanin në arrest shtëpiak në vend të burgut. Sipas tij, ai ka qen në dijeni se Ramadani ishte një person që mund të arratisej dhe përkundër kësaj Jareski thotë se i mundësuar të arratisej.
TONI JARESKI,DEPUTET I VMRO-DPMNE
“Pajazit Pajaziti është i njëjti gjykatës që dënoi me burgim me kusht Ixhet Memetit i cili pranoi se kishte marrë ryshfet me Naqe Georgiev për të lehtësuar dënimin e Boro Marlboro. Paramendoni , dënimin me kusht për një zyrtar, nënkryetar të Këshillit të Prokurorëve Publikë, i cili është dashur të zbatojë rendin, jo ta thyejë atë.I njëjti Pajazit Pajaziti është gjykatësi që nuk ka caktuar paraburgim as për personat që kanë hyrë në kullën e kontrollit të aeroportit të Shkupit”.
Jareski thotë se duhet të ketë përgjegjësi. Sipas tij, fillimisht, ai duhet të shkarkohet dhe më pas të hapet një çështje për të shpjeguar se si në rastet e tij shkelësit e rëndë të ligjeve mbeten të pandëshkuar, me dënime me kusht ose arratisje.
Ndërkaq, për arratisjen e Ramadanit, ç’do ditë ka pasur reagime nga të gjitha partitë politike në vend, e sidomos nga VMRO-DPMNE.
Samir Mustafa /SHENJA/