(VIDEO) VMRO: Qeveria e Kovaçevskit vasale e Bullgarisë dhe Shqipërisë, LSDM: VMRO dështoi sërish në tentimin për ta rrëzuar Qeverinë

Gënjeshtrat e Hristijan Mickoskit, i cili pretendonte se deri në fund të janarit do të ketë 61 deputetë për shpërndarjen e Kuvendit dhe  se po ushtrohet presion mbi deputetët, janë fundosur. Kështu deklarojnë nga partia në pushtet LSDM. Partia në pushtet vlerëson se opozitarët ia kanë huqur edhe këtë herë, ndërsa Mickoskin e kanë quajtur peng të Apasievit.

LSDM

“Mickoski nuk ka 61 deputetë, nuk e shpërndau Kuvendin, por shumica parlamentare do të jetë më e madhe sesa është sot. Deputetët janë të lirë të vendosin sipas mandatit të marrë dhe sipas pozitës së tyre politike në partinë politike. Dhe një vit më parë Mickoski tha se ka një shumicë të re parlamentare dhe më pas është rritur shumica e tashme e Qeverisë”.

Në anën tjetër, nga partia opozitare VMRO-DPMNE, vlerësojnë se Qeveria e Kovaçevskit është qeveria e Bullgarisë dhe Shqipërisë, vetëm qeveri e Maqedonisë së Veriut JO. Sipas VMRO-së, nuk ka asnjë kërkesë të Shqipërisë dhe Bullgarisë që kjo qeveri nuk e ka përmbushur.

VMRO-DPMNE

“Deputetët e tyre, të cilët e kanë të qartë se qeveria e Kovaçevskit mbahet me aparate, janë nën presione dhe kërcënime serioze, direkte dhe indirekte nga ndërmjetësit, por edhe banditë dhe personazhet e nëntokës. Një numër në rritje i anëtarëve të SDS-së dhe zyrtarëve të tyre e kuptojnë se agonia me këtë qeveri mund të ndalet vetëm me zgjedhje të parakohshme”.

Nga kjo parti, e akuzojnë drejtpërdrejt të parin e Qeverisë, pasi, sipas tyre, çdo ditë që Kovaçevski është në pushtet është shumë keq  edhe për LSDM-në, por edhe për Maqedoninë e Veriut.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING