(VIDEO) VMRO mbështet të drejtat e punëtorëve por jo “udhëheqjen politike të sindikatave”

(VIDEO) VMRO mbështet të drejtat e punëtorëve por jo “udhëheqjen politike të sindikatave”

Valentin Manasievski nga VMRO-DPMNE, ka komentuar sot protestën e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Ai tha se VMRO-DPMNE mbështet dhe respekton të drejtat e punëtorëve, por nuk mbështet dhe respekton udhëheqjen politike të sindikatave. Manasievski akuzon krerët e LSM-së se marrin paga të majme.

VALENTIN MANASIEVSKI,VMRO-DPMNE

“Kur Trendafilov flet për pagat e politikanëve, do të ishte mirë të përmenden edhe pagat e sindikalistëve. Ai personalisht merr 75 mijë denarë në muaj nga të njëjtët punëtorë, ndërsa kolegët e tij, madje arrin  deri në 130 mijë denarë. Si presim që Trendafilovi t’i kuptojë punëtorët? Shpjegoni se deri në çfarë mase ai simpatizon pozicionin e punëtorëve kur ata marrin paga mbi 2,000 euro? Dhe si ka mundësi që qëndrimet  e tij, të  jen  të njëjta me ato të SDS-së, Levicës dhe BDI-së?”

Manaisievski nga VMRO pyet publikisht se çfarë kërkoi Trendafilov  në takimin e fundit me LSDM-në, ndërsa shtoi se pretendimet e LSM-së se po mbron punëtorët janë të kota, pasi sipas tij, ai në  ndërkohë  bën marrëveshje me LSD-në.

VALENTIN MANASIEVSKI,VMRO-DPMNE

“VMRO-DPMNE është ajo që rriti pagën minimale. VMRO-DPMNE është ajo që do të luftojë për një dinamikë të re të rritjes së pagave, kushte më të mira dhe një jetë dinjitoze për çdo person. Ne i kuptojmë sfidat e punëtorëve, e dimë se çfarë po kalojnë ata, dhe për këtë arsye, në përputhje me rrethanat reale, kemi marrë dhe do të vazhdojmë të marrim masa konkrete për të përmirësuar gjendjen  e tyre”.

Manasievski nuk u përmbajt aspak në kritikat e tij ndaj Trendafilovit, për të cilin tha se  vepron si politikan nga një organizatë lokale e partisë LSDM.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING