(VIDEO) VMRO: LSDM prezanton “listën e poshtrimit të dinjitetit të popullit maqedonas”

(VIDEO) VMRO: LSDM prezanton “listën e poshtrimit të dinjitetit të popullit maqedonas”

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, në komentin e tij për bartësit e listave të deputetëve të LSDM-së, thotë se ata janë poshtërim i dinjitetit të popullit maqedonas. Kovacki theksoi se sipas asaj që është publikuar në media, nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska, do të jetë bartëse liste, e cila, siç theksoi Kovaçki ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në të gjitha tradhtitë e popullit.

Dragan Kovaçki, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Një person që nuk parandalon, gjegjësisht ka qenë e zëshme në pjesën e vjedhjes dhe poshtërimit të Maqedonisë. Në periudhën e kaluar, të gjitha skandalet e dëshmuara nga publiku maqedonas mund të lidhen drejtpërdrejt me personin e dytë të SDS-së”.

Ndërsa sa i përket punësimit të Agjendit të PR të presidentit Stevo Pendarovski, Kovaçki u shpreh duke thënë se Pendarovski dhe Kovaçevski janë përfaqësues, gjegjësisht janë bartësit kryesorë të imoralitetit politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo pasi që, siç tha ai, ata janë kapur në gënjeshtër pasiqë të dy kanë deklarata të ndryshme, duke theksuar se këtë po e bëjnë sepse të dy janë të vetëdijshëm se është përvetësim i financave që nuk e shohim në transaksionet financiare të LSDM-së. /SHENJA/

 

MARKETING