(VIDEO) VMRO: LSDM është burim i të kqijave për qytetarët

VMRO-DPMNE ka drejtuar një sërë kritikash dhe akuza nga më të ndryshmet për oponentin e tyre LSDM. Valentin Manavieski, duke përmendur disa tragjedi të kanë ndodhur në kohën kur shteti udhëhiqeshte nga LSDM, tha se Filipçe dhe partia e tij, janë pikërisht problemi dhe asnjëherë zgjidhja.
MARKETING
VALENTIN MANASIEVSKI,VMRO-DPMNE
“Kjo është e njëjta parti që ndryshoi emrin, ishte shkaku i Besa Trans, Laskarcit, Modular, Onkologjisë dhe dhjetëra tragjedive të tjera, dhe ata nuk ndienin asnjë përgjegjësi për to”.
Manasievski tha se LSDM dhe Filipçe kan qenë në pushtet në për 7 vjet dhe sipas tij, 7 vjet e kanë shkatërruar vendin nga mos-kujdesi, duke shtuar se pikërisht ata janë arsyeja e sistemit të rrënuar. Paraqitja e një projektligji për viktimat e Koçanit, Mansievski tha se është tallje me njerëzit para syve.
Ai pyet publikisht se siç tha, a është e mundur që Filipçe të shqyrton mundësinë e dorëzimit të një ligji mbi origjinën e pronës së Zoran Zaevit, apo një ligj për të shfuqizuar ndryshimet ligjore në Kodin Penal, të cilat Manaisievski tha se i shpëtuan ata.
Samir Mustafa /SHENJA/