(VIDEO) VMRO: LSDM dhe shërbimet bullgare bashkëpunojnë kundër Maqedonisë

(VIDEO) VMRO: LSDM dhe shërbimet bullgare bashkëpunojnë kundër Maqedonisë

VMRO DPMNE sot kanë akuzuar sërish LSDM-në për bashkëpunim me strukturat bullgare anti-maqedonase. Deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov tha se kanë marrë informacione që tregojnë një lidhje të qartë midis propagandës bullgare anti-maqedonase dhe strukturave politike të lidhura me LSDM-në. Ai thotë se sipas këtyre informacioneve, ekziston një lidhje dhe bashkëpunim i plotë drejt mohimit të identitetit dhe gjuhës maqedonase, sulmit ndaj VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Hristijan Mickoski.

 MILE LEFKOV, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

“Informacionet tregojnë se qarqe të caktuara në LSDM dhe ata pranë tyre financohen plotësisht nga fondet bullgare dhe deri në atë pikë sa orkestrojnë trillimin dhe përhapjen e gënjeshtrave  për politikanët nga VMRO-DPMNE. Ajo që po themi shihet shumë qartë edhe nga shpejtësia me të cilën trillimet për VMRO-DPMNE dhe kryeministrin Mickoski nga mediat bullgare po përhapen në valët maqedonase nga strukturat pranë LSDM-së”.

Akuzave të VMRO-DPMNE-së i janë përgjigjur sot edhe nga LSDM. Nëpërmjet një komunikate me shkrim ata thonë se konferencat për shtyp të VMRO-DPMNE-së, të drejtuara nga deputeti Mile Lefkov, janë dëshmi e mëtejshme e panikut dhe frikës që mbretëron në pushtet përballë së vërtetës.

LSDM

“Mesazhi është i qartë gënjeshtrat dhe paranoja nuk i shpëtojnë përgjegjësisë. Kjo propagandë e lodhur u lexua dhjetë vjet më parë dhe askush nuk ju beson më. Historitë paranojake për shërbimet e huaja nuk sjellin bukë në tavolinat e njerëzve, dhe askush nuk i beson ato. Prandaj, ne në LSDM nuk do t’ju lejojmë të devijoni temën nga problemet dhe skandalet e vërteta që ju i prodhoni ”.

Nga LSDM thonë se këto akuza janë manipulime dhe ikje nga skandalet që VMRO çdo ditë i krijon.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING