(VIDEO) VMRO: Kompani të dyshimta po fitojnë tenderë milionësh për autostradat

(VIDEO) VMRO: Kompani të dyshimta po fitojnë tenderë milionësh për autostradat

MARKETING

Partia opozitare VMRO DPMNE pretendon se Qeveria Kovaçevskit  po hyn në skema të diskutueshme biznesi në procedurën për ndërtimin e autostradave. Theksohet se biznese prej 22 milionë eurosh po i marrin kompanitë të cilat më parë ishin të ndaluara për shkak të sjelljeve joetike dhe të paligjshme.

MARKETING

Sample Image

“Do të paraqesim informacione për kompaninë që do të mbikëqyrë ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10 D dhe si kanë ndryshuar kushtet në thirrjen për tender, por edhe çfarë e lidh atë me persona dhe kompani që më parë kanë fituar të njëjtin tender dhe kanë qenë të lidhur me kapitalin rus”, theksoi  Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.

BOJAN STOJANOSKI, VMRO-DPMNE

“A janë njerëzit e afërt me Qeverinë pas gjithë skemës për marrjen e tenderit prej 22 milionë eurosh? Kjo pyetje rezonon, sidomos nëse merret parasysh fakti se konsorciumi i udhëhequr nga EPTISA fitoi tenderin, pasi më parë Konsorciumi i udhëhequr nga IGH, ku përfshihej kompania e një farë Sotir Ampov nga Velesi, nuk kishte dhënë garanci bankare”

Por, VMRO-ja pretendon se përmes kompanive të personave të lidhur, që janë pjesë e dy konsorciumeve, gjurmët të çojnë në majat e politikës.

VMRO-ja premton se nuk do të lejojë që një projekt për ndërtimin e dy korridoreve rrugore, për të cilin do të shpenzohen mbi 1 miliard euro, të kalojë nën dyshimin e kriminalitetit. Partia njoftoi se do të vazhdojë të publikojë detaje të reja për këtë skemë të dyshimtë. /SHENJA/

MARKETING