(VIDEO) VMRO-DPMNE kërkon që Prokuroria Publike të hetojë kontratën me Bechtel dhe Enka

(VIDEO) VMRO-DPMNE kërkon që Prokuroria Publike të hetojë kontratën me Bechtel dhe Enka

VMRO-DPMNE edhe sot ka akuzuar kryeministrin Dimitar Kovaçevskin dhe zv kryeministrin Artan Grubin për marrëveshjen e nënshkruar me Behtel Enka, në bazë të së ciës shteti duhet të paguajë miliona euro dëmshpërblim nëse nuk e realizojnë atë sipas afateve.  Deputetja  Eli Panova tha se sipas kësaj marrëveshjeje shteti  më 23 prill duhet ti paguajë kësaj firme  53 milionë euro nëse deri më datë 22 prill nuk kalon ligji për 60 orë punë në javë.

ELI PANOVA, DEPUTETE

“Dimitar Kovaçevski dhe Artan Grubi negociuan dhe nënshkruan  marrëveshje me Bechtel dhe Enka e cila parashikon kushte për përmbushjen e të cilave asnjëri prej tyre nuk ka mandat. Sipas dokumenteve të publikuara, Qeveria do të duhet të paguajë 53 milionë euro si gjobë për mosmundësimin e 60-orëve të punës në  javë, brenda 45 ditëve nga nënshkrimi i kontratës mes Qeverisë dhe Bechtel-it dhe Enka-s”.

Përveç kësaj, çdo muaj Qeveria do të duhet të paguajë mbi 2.1 milionë euro më shumë, derisa të zgjasë ndërtimi. Ajo theksoi se kjy dëm është 200 milionë euro, para me të cilat do të mund të bliheshin ilaçe, ose të ndërtoheshin shkolla.

VMRO kërkoi që prokuroria publike ta hetojë kontratën me Bechtel dhe Enka.

Ndërkaq, LSDM ka akuzuar  VMRO-DPMNE në se është kundër zbatimit të projekteve strategjike në vend. Sipas tyre janë krejtësisht të pasakta pretendimet e VMRO-DPMNE-së se shteti do të paguajë gjoba nëse në Kuvend nuk kalon pakoja e ligjeve për ndërtimin e korridoreve. Nga LSDM po ashtu thonë se është ei pavërtetë pretendimi se ndryshimi i zgjidhjeve ligjore cenon të drejtat e punëtorëve.

VMRO ka kërkuar që marrëveshja me “Bechtel dhe Enka” të publikohet, ndërsa Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se marrëveshja me “Bechtel dhe Enka” nuk do të publikohet pasi është “e klasifikuar dhe ka sekrete biznesi”.

Ndërkaq, nënkryetari i VMRO-së akuzoi se Grubi gënjen, pasi sipas ligjeve të vendit tonë “Bechtel dhe Enka” nuk mund të jetë krijuese e kontratave të klasifikuara. /SHENJA/

 

MARKETING