(VIDEO) VMRO dhe VLEN janë dakorduar për të gjitha pozicionet në qeverisje

(VIDEO) VMRO dhe VLEN janë dakorduar për të gjitha pozicionet në qeverisje

Kuvendi sot i verifikoi mandatet e deputetëve Imërlie Saliu-Fetai dhe Adnan Azizi të cilët vijnë nga Koalicioni VLEN dhe e pranoi raportin e Komisionit verifikues i cili paraprakisht në mbledhje miratoi raport se nuk ka bazë për kontestim të verifikimit të mandateve të tyre. Ndërkaq sa i përket formimit të Qeverisë Bilall Kasam nga VLEN sot deklaroi se mbrëmë kanë realizuar takimin e fundit dhe janë dakorduar për të gjitha pozicionet.

BILALL KASAMI, NGA VLEN

“Mund të konfirmoj që mbrëmë kemi pasur edhe takimin e fundit dhe jemi dakorduar për gjithë pozicionet por ajo që ka qenë fillimisht bisedim, jemi dakorduar për programin dhe përgjegjësitë që do të marrim në qeverinë e ardhshme. Duke nisur nga ministria për eurointegrime, ministria e politikës sociale, demografisë dhe rinisë, ministria e ekonomisë dhe e punës, ministria e ekologjosië dhe ministria e shëndetësisë dhe një zëvendës kryeministër për qeverisje të mirë”.

Blerim Bexheti nga “Fronti Evropian” nga foltorja e Kuvendit, ka deklaruar sot se Republika e Maqedonisë së Veriut, çështjen e legjitimitetit e ka pak më të përzier dhe se tek kjo temë duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm.

 BLERIM BEXHETI NGA FRONTI EUROPIAN

“Me vet faktin që jemi të organizuar në parti politike mbi baza etnike dhe koalicione pastaj edhe në taborin maqedonas dhe shqiptarë më komunitet tjera, nënkupton edhe ky ligj nuk duhet të sillet në mënyrë të njëanshme pasi që nga organizimi i organeve shtetërore do të kenë të mira apo mangësi qytetarët e këtij vendi pa dallim përkatësisë etnike. Prandaj mendoj se me një proces të dialogimit pasi që këto organe janë në shërbim të qytetarëve mendoj se tek legjitimiteti duhet të jemi të gjithë të kujdesshëm”.

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski të enjten e mori mandatin nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Afati për formimin e Qeverisë është edhe 19 ditë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING