(VIDEO) VMRO dhe E Majta me 4 mijë amendamente bllokojnë rritjen e pagave në gjyqësor

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe të Partisë e Majta bllokoi sot me anë të 4 mijë amendamenteve katër ligjet që kërkojnë rritje të pagave të gjyqtarëve, prokurorëve publikë dhe këshillit gjyqësor e prokurorial. Katër ligje ishin në rend dite në seancën e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve dhe pasi u konstatua se për secilin ligj janë dorëzuar rreth 500 amendamente, ajo u ndërpre.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dajanço Eftimov, në një konferencë për media në Kuvend, theksoi se në kushtet kur inflacioni në vend është në shkallë alarmante, kur biznesmenët mezi paguajnë punëtorët e tyre dhe kur qytetarët mezi ia dalin mbanë, Qeveria nuk anon nga synimi për të rritur pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Dajanço Eftimov, Deputeti i VMRO-DPMNE-së

“Të jemi të qartë, grupi i deputetëve të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit nuk është kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, por ne si deputetë përgjegjës po reagojmë për arsye parimore, sepse rritja e pagave në gjyqësor duhet të jetë e fundit dhe jo Masa e parë që duhet ta bëjë kjo Qeveri”.

Deputet e së Majtës thanë se nuk do të lejojnë rritjen e përfitimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve derisa të futen reforma thelbësore në gjyqësor. Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING