(VIDEO) VMRO: Bisedimet për Qeverinë kanë arritur tek programi dhe kuadrot
Zëvendësministri teknik i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar në VMRO-DPMNE, Stefan Andonovski tha se bisedimet për formimin e qeverisë së re kanë hyrë në stadin programor dhe kadrovik. Në një intervistë për Radion Europa e Lirë, ai tha se po përpiqen që të arrijnë shumicën e dy të tretave në kuvend.
STEFAN ANDONOVSKI, VMRO-DPMNE
“Tashmë bisedimet kanë hyrë në diskutim për vendimet programore dhe kadrovike, nuk japim hollësi që të mbetemi dinjitoz ndaj partnerëve tanë të koalicioni, ndërsa edhe ata janë dinjitoz ndaj procesit. Nuk mund të them se cilët dikasterë, kuadro, ministri, edhe pse secili do të mund të ketë qëndrim të tij personal lidhur me këtë temë. Të lëmë hapësirë që me të vërtetë të bëhet marrëveshje e cila do të jetë cilësore”.
Sipas tij, qeveria që do të formohet do të luftojë sinqerisht kundër krimit dhe korrupsionit pa dallim se nga cilët radhë vijnë ata.
Andonovsk paralajmëroi se Ministria e Sistemit Politik do të rikonstruohet dhe do të jetë vetëm për Marrëdhënie midis Bashkësive.
STEFAN ANDONOVSKI, VMRO-DPMNE
“Mua si jurist më pengon ajo që kjo Ministri quhej ‘për sistem politik’ kur e dimë se e gjithë kjo që ne e punojmë është sistem politik. Edhe Kuvendi është sistem politik, Qeveria, madje edhe gjykatat janë sistem politik. Kjo është ajo ndarje e pushtetit tek ne, e cila ekziston dhe është në tre pjesë. Ishte e çuditshme që një ministër është i angazhuar për gjithë sistemin politik në shtet, gjegjësisht për një resor. Kështu që, mendoj se ajo do të transofmohet vetëm në Ministri për Marrëdhënie midis Bashkësive, ndërsa sistemi politik ka një dimension pak më të gjerë”.
Sipas tij, duhet të ketë një person në Qeveri i cili do të kujdeset për sistem politik, por kjo të ketë dimension më të gjerë, dhe jo, siç thotë, resorë me sektorë. Andonovski theksoi se kjo ministri në mënyrë operative do të fillojë të punojë në kuptim të së drejtave të të gjithë bashkësive. Në pyetjen se nëse kjo Ministri do të jetë e rezervuar për partnerin e koalicioni duke pasur parasysh praktikën e deritanishme, ai potencoi se ende nuk ka marrëveshje lidhur me këtë çështje.
/SHENJA/