(VIDEO) VMRO akuzon se protesta e djeshme ishte lojë e LSM-së dhe LSDM-së

(VIDEO) VMRO akuzon se protesta e djeshme ishte lojë e LSM-së dhe LSDM-së

“Që nga e shtuna, të gjithë e kanë të qartë se Lidhja e Sinidkatave të Maqedonisë dhe LSDM veprojnë së bashku dhe se të dyja janë të pafuqishme dhe vetëm plotësojnë njëra-tjetrën”. Kështu tha në konferencën e sotme për shtyp deputeti I VMRO-së,  Brane Petrushevski. Ai vlerëson se në protestën e djeshme të paralajmëruar prej kohësh nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, është vertetuar se kush qëndron pas protestës.

Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Qytetarët dëshmuan se në të ashtuquajturën protestë sindikale kishte njerëz me simbole të LSDM-së. Mund t’i shihni simbolet dhe materialin promovues të LSDM-së në fotot pas meje. Kjo është vetëm provë se sindikalistët nuk u organizuan vetë, se sindikalistët u ndihmuan nga selia lokale e LSDM-së. Dhe ata i ndihmuan ata në të gjithë organizimin e protestës së djeshme. Ata u ndihmuan nga njerëz të LSDM-së nga Kumanova, Tetova, Strumica dhe të ngjashme”.

Ai thotë se në këtë rast specifik, LSM dhe LSDM po abuzojnë me punëtorët dhe të drejtat e tyre vetëm për t’u dukur në skenën shoqërore. Petrushevski thotë se VMRO-DPMNE vazhdimisht qëndron pas punëtorëve dhe të drejtave të tyre. Sipas tij, VMRO-DPMNE po bën gjithçka që mundet për të përmirësuar standardin e çdo qytetari, respekton të drejtën e punëtorëve për të protestuar dhe për të kërkuar të drejtat e tyre të punëtorëve, përfshirë paga më të larta. Megjithatë, sipas tij ajo që po ndodh nuk është një protestë nga punëtorët, por një lojë nga LSM dhe LSDM.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING