(VIDEO) VMRO akuzon LSDM-në se kishte kurdisur tenderët e energjisë elektrike

(VIDEO) VMRO akuzon LSDM-në se kishte kurdisur tenderët e energjisë elektrike

VMRO-DPMNE akuzon kreun e LSDM-së opozitare Venko Filipçen se përmes tenderave të kurdisura në termocentralin e Manastirit të Zoran Zaevit, ai e ka mbështetur për rrymë më të shtrenjtë për qytetarët. Filipçe dhe udhëheqësia e tij jo vetëm që nuk heqin dorë nga Zoran Zaevi, por vazhdojnë ta udhëheqin LSDM-në me politikat e tij.

VMRO-DPMNE

“Tenderët e kurdisura në REK Manastir, ku kompani të afërta me Zaevin nxorrën dhjetëra miliona euro dhe për 7 vjet e shkatërruan termocentralin, për Filipçen nuk është krim. Tenderi prej 43 milionë euro për minierën  e kompanive Markovski, që tashmë është anuluar nga udhëheqësia e re e REK Manastir, është vetëm një pjesë e shumë tenderëve ku kompani si Javor Trans dhe të tjera, të afërta me të aboluarin Zaev, kanë pompuar miliona”.

Socialdemokratët ju kanë përgjigjur se VMRO-DPMNE gjatë këtyre 6 muajve ka treguar se përveç fjalëve boshe dhe sulmeve të imagjinuara, nuk ka gjë tjetër për të ju ofruar qytetarëve, kurse është e dukshme panika e tyre nga udhëheqësia e LSDM-së, që me Venko Filipçen kanë sjellur energji të re dhe vizion të qartë për përparim.

LSDM

“Për VMRO-DPMNE-në, problemi i vërtetë është ajo që në LSDM ka ndryshim real, diçka që ata po përpiqen ta mohojnë. Me gënjeshtra të përditshme dhe akuza pa prova , VMRO-DPMNE po mundohet ta defokusoj popullin nga paaftësia e tyre. Por, qytetarët e shohin qartë se kjo parti për gjashtë muaj nuk ka bërë asgjë. Gjëja e vetme që VMRO-DPMNE ka bërë është zhgënjimi”.

Nga kjo parti shtojnë se qytetarët e kanë të qartë se kur nuk ka rezultate VMRO-DPMNE hidhet në gënjeshtra dhe manipulime.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING