Ministri Shasivari reagon ndaj kritikave: “Mos më atribuoni diçka që nuk e kam thënë”

Ministri Shasivari reagon ndaj kritikave: “Mos më atribuoni diçka që nuk e kam thënë”

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, ka reaguar pas, siç thotë ai, tentativave për të shtrembëruar dhe keqinterpretuar qëndrimin e tij lidhur me Gjykatën Speciale dhe zhvillimet që priten më 16 shtator.
Ai thotë se deklarata e tij nuk nënkupton mbështetje për Gjykatën Speciale, por më 16 shtator nuk duhet të gjykojë rruga, politika apo emocionet, por gjykata.
“Mos më atribuoni një qëndrim që nuk e kam thënë”, ka shkruar Shasivari, duke shtuar se nuk e ka mbështetur dhe as nuk i ka mbledhur votat për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Unë as e kam mbështetur dhe aq më pak ia kam mbledhur votat Gjykatës Speciale, siç kanë bërë Ali Ahmeti e Berat Buzhala, që e pranojnë edhe vetë”, është shprehur ai.

Sipas Shasivarit, Gjykata Speciale tashmë është realitet dhe, siç thotë ai, kjo ka ardhur si pasojë e angazhimit të dikujt tjetër, ndërsa tani mbetet të përballen me pasojat.

“Ajo sot është realitet si pasojë e angazhimit të dikujt. Neve na mbetet të merremi me pasojat”, ka deklaruar ministri.

Shasivari ka sqaruar se thirrja e tij e mëhershme, sipas tij, ishte në interes të Republikës së Kosovës, imazhit të UÇK-së dhe shqiptarëve në përgjithësi.

“Prandaj, në vend që të më atribuoni diçka që nuk e kam thënë, lexoni atë që kam thënë në të vërtetë”, ka shkruar ai.

Shasivari thotë se keqinterpretimet janë produkt i “atyre që përdorin çdo gjë të shenjtë në betejë politike”.

MARKETING