(VIDEO) VMRO akuzoi Pendarovskin për “mbytjen e gjyqësorit”, LSDM: Me Siljanovskën kthehemi prapa!

(VIDEO) VMRO akuzoi Pendarovskin për “mbytjen e gjyqësorit”, LSDM: Me Siljanovskën kthehemi prapa!

Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, nuk mungojnë edhe akuzat ndërmjet partive rivale, ku më të theksuara janë  partitë maqedonase,  LSDM dhe VMRO-DMPNE. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, i ka dërguar porosi Pendarovskit, që siç thotë ai, të pajtohet me Stevon nëse e përkrah apo jo lustrimin dhe rizgjedhjen e përgjithshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas tij, Pendarovski fillimisht ka pohuar se ka mbështetur idenë e BE-së në vitin 2017 që të mos ketë rizgjedhje të përgjithshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nga tubimet Lefkov thotë se Pendarovski ka bërë thirrje për rizgjedhje të përgjithshme.

MILE LEFKOV, DEPUTET I VMRO-DPMNE

“Stevo Pendarovski është drejtpërdrejt përgjegjës për gjendjen në gjyqësor. Pendarovski sillet politikisht me leverdi, pa e konsideruar gjendjen reale. Ai dikur tha se e përkrah vendimin e BE-së që të mos ketë rizgjedhje të përgjithshme dhe kur SDS duhej të bënte persekutim politik, kërcënoi gjyqtarët dhe prokurorët me rizgjedhje të përgjithshme për t’i kapur ata”.

Në anën tjetër, kanë reagur edhe nga LSDM-ja. Sipas tyre, me Pendarovskin qytetarët marrin anëtarësimin në BE, ndërsa me kundërkandiden e tij, Grodana Siljanovskën, shteti do të shkojë në izolim dhe kthim. Nga LSDM thojnë se kjo është zgjedhja që iu ofrohet qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

LSDM

“Oferta e DPMNE-së dhe Siljanovskës është të heqim dorë nga e ardhmja, nga shpresa, të izolohemi dhe t’i themi lamtumirë çdo ndryshimi real dhe thelbësor për një të nesërme më të mirë. Në DPMNE nuk ka ndryshim, është e njëjta parti që thotë një gjë, bën tjetër, që bën premtime të rreme, të cilat nuk i përmbush kurrë. Vetëm me Pendarovskin mund të arrihet e vetmja shpresë realiste për një të ardhme të ndritur maqedonase – anëtarësim në BE, paga dhe pensione më të larta, rritje ekonomike, vlera dhe standarde evropiane”

Nga LSDM theksojnë se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do t’i japin mbështetje të fortë Pendarovskit dhe se ata do t’i thonë JO izolimit dhe PO Evropës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING