(VIDEO) VMRO: 100 milionë euro kanë përfunduar në kompanitë e afërta me LSDM-në dhe BDI-në

(VIDEO) VMRO: 100 milionë euro kanë përfunduar në kompanitë e afërta me LSDM-në dhe BDI-në

100 milionë euro në kohën e Kovid-19 kanë përfunduar në kompanitë e afërta me LSDM-në dhe BDI-në. Kështu akuzojnë nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, të cilët thonë se shuma e lartëpërmendur ka përfuduar për kompaninë Elenica, e cila menaxhohet nga Trajçe Zaev, kushëriri i ish kryeministrit Zoran Zaev, ndërsa vëllai i tij, Vice Zaev ishte anëtar i Bordit Drejtues. Sipas VMRO-së kjo është dëshmi tjetër e një shteti të grabitur.

Marija Miteva, deputete e VMRO-së

Këtu lind logjikisht pyetja, ku kanë përfunduar 100 milionë euro ndihma shtetërore për kompanitë? LSD dhe BDI, duke manipuluar në këtë mënyrë, prej vitesh kanë shpenzuar thesarin e shtetit për qëllimet e tyre private. Matematika e vërteton këtë dhe fatket janë se paratë në vend të njerëzve përfunduan te kompanitë e afërta me autoritetet e LSD-së dhe BDI-së”

Edhe numri i kompanive të mbylluara pas kovidit, respektivisht në vitin 2021 dhe 2022, sipas partisë në pushtet, tregon se masat e ndërmarra nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së nuk kanë dhënë fryte. Në këto dy vite janë mbyllur afër 14 mijë kompani.

Nga VMRO-ja zotohen se për keqmenaxhimin e buxhetit të shtetit do te ketë përgjegjësi.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING