(VIDEO) VLEN sërish akuzon BDI-në për faljen e dhunuesve të Kuvendit
Amnistimi i Organizatorëve të 27 prillit, është çështja aktuale për të cilën partitë shqiptare në pushtet dhe opozitë po përplasen vazhdimisht dhe fajin për këtë situatë po ia hedhin njëri tjetrit. Nga “VLEN” edhe sot njëjtë si dje thanë se prokurorët e BDI-së janë ata që dhanë mendim pozitiv për amnistimin e organizatorëve të 27 prillit dhe se kjo parti ka liruar personat të cilët në ato ngjarje tentuan ta heqin qafe partnerin e tyre Ziadin Selën. Ata thonë se BDI ka qeverisur për 2 dekada dhe ka instaluar sistem gjyqësor të tillë.
DRILON SULEJMANI ZËDHËNËS I VLENIT
“Prokuroria abaziane e udhëhequr nga Islam Abazi ka dhënë mendim pozitiv për amnistimin e organizatorëve të 27 prillit. Tani kur i gjithë opinion e di se kjo prokurori ka dhënë pëlqimin e tyre, pyesim patericën e Ali Ahmetit Ziadin Selën, a do të vazhdojë akoma të shërbejë në të ashtuquajturin Fronti Europian. Në ngjarjet e 27 prillit, deputetëve të BDI-së nuk iu prek asnjë fije floku, ndërsa një nga deputetët më të lënduar ishte Ziadin Sela. Tani 8 vite më vonë bashkëpuntorët e rinjë të Selës kanë amnistuar njerëzit që tentuan ta heqin qafe Ziadin Selën”.
Një ditë më parë BDI fajësoi qeverinë aktuale për faljen e organizatorëve të 27 prillit dhe thanë se VLEN me deklarata të tilla ka humbur busullën e lojës së tyre me dy standarde.
Të enjten Gjykata Penale i fali organizatorët e 27 Prillit.
Medina Ajeti /SHENJA/