(VIDEO) VLEN pyet Selën: Si mund ta kritikosh drejtësinë kur në krah ke Musa Xhaferin?
“Këtu nuk ka drejtësi. Unë nuk e di më a ka mbetur ndonjë që po vuan burg, sepse të gjithë janë lënë të lirë”. Kështu u shpreh njëri nga ldierët e Frontit Evropian Ziadin Sela, për kërkesën e fundit të Prokurorisë për amnisti për organizatorët e 27 prillit në Kuvend. Ndërsa duke qenë se ai ishte personi që e kishte pësuar më së keqi në ngjarjet e dhunshme në Kuvend, Sela u pyet se a qëndron ende në deklaratën e dhënë në vitin 2017 se Ali Ahmeti me të cilin tani bashkë koalicionon, kishte gisht në atë që ndodhi, Sela u përgjigj se ajo deklaratë i ishte nxjerrë nga konteksti.
Ziadin Sela, kryetar i ASH-së
“Janë deklarata që janë nxjerrë nga konteksti dhe unë nuk kam thënë që ky është fajtori…Në debatet që bëhet natyrisht që hidhen dyshime. Nuk kam drejtuar gisht për ndonjë që është fajtor por në këndvështrimin tim si duhet të jetë rrjedha e ngjarjeve”.
Presin e Ziadin Selës e kritikon VLEN. Thotë se si ka mundësi që Sela të kërkoj drejtësi kur në krahun e djathtë i qëndron Musa Xhaferi.
VLEN
“Presi i turpit, Ziadin Sela, pasi u zhvesh nga maska si oponent i Ali Ahmetit sot e ka më të lehtë që nën logon e BDI-së partisë non grata, të mbaj pres ku në krahë të djathtë i qëndron Musa Xhaferi e në të majtin Blerim Bexheti, të cilët i akuzonte dikur për kapjen e shtetit e kapjen gjyqësorit. Sot me të njëjtit po kërkon çkapjen e gjyqësorit”.
Një ditë më parë, Prokuroria Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka thënë gjykatës penale se për tre nga katër të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” duhet të vlejë amnistia. Amnistia duhet të vlejë sipas tyre për ish kryetarin e kuvendit Trajko Veljanovski, ish ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristëvski, që të tre kuadro të VMRO-së.
Samir Mustafa /SHENJA/