(VIDEO) VLEN: Nipi i bashkëshortes së Elmi Azirit ka fituar katër tenderë
Bujare Abazi nga koalicioni VLEN vazhdon me publikimin e informatave të reja të kompanisë me lidhje familjare të deputetit të Aleancës për shqiptarët Ilmi Aziri. Gjatë preskonferencës së mbajtur ditën e sotme ajo theksoi se si kompania e njejtë, pronari i së cilës është nip i bashkëshortes së deputetit Ilmi Aziri, ka fituar tender prej 1 milion denarësh nga komuna e Likovës, nga shkolla e mesme Ismet Jashari në Likovë, nga gjimnazi Sami Frashëri në Kumanovë si dhe prej institutit publik të shëndetësisë, shtëpia e shëndetit Kumanovë.
BUJARE ABAZI, DEPUTETE
“Këtyre katër tenderëve kompania Ritron Copy Doel import-eksport Kumanovë u ka dhënë ofertë për furnizim të paisjeve kompjuterike për të cilat i është kryer pagesë rreth 1 milion denarë. Këto të dhëna janë tregues i qartë se pavarsisht nga vlera e furnzimeve pa amimin e BDI-së asnjë kompani nuk mund të fitojë asnjë denarë”.
Sipas deputetes është e qartë se BDI ka sunduar si strukturë mafioze e cila nuk është përmbajtur nga abuzimi me mjetet financiare të popullit për realizimin e ndikimit politik. Në rrjetin e BDI-së, siç thekson ajo, janë gjetur të gjithë politikanët që e konsiderojnë politikën edhe si mundësi për pasurim personal dhe familjar.
Anida Murati /SHENJA/