(VIDEO) VLEN: Kemi realizuar 111 vende pune për shqiptarët në institucionet shtetërore

Kalkulatori i partive politike në lidhje me punësimet e fundit, funksionon me numra të njejtë, por me rezultate të ndryshme. Partitë opozitare akuzojnë qeverinë, se po punësohen vetëm qytetarë të etnitetin maqedonas dhe po përjashtohen shqiptarët, ndërsa nga koalicioni VLEN, pjesë e qeverisë, e theksojnë të kundërtën.
Në vetëm pak ditë, nga VLEN deklarojnë se janë realizuar 111 vende pune për shqiptarët në institucionet shtetërore.
VLEN
“111 shqiptarë janë punësuar rishtazi në institucione kyçe të shtetit në pakë ditë, si rezultat i politikave tona të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, të cilat nuk njihnin zbatim real për më shumë se 20 vite!Kjo nuk është statistikë e rastësishme. Është fillimi i një kthese historike, që sjell barazi të prekshme dhe i jep fund diskriminimit institucional që ka lënë jashtë sistemit mijëra shqiptarë të kualifikuar”.
Ndërkaq, për disa ditë me radhë, nga Bashkimi Demokratik për Integrim, kanë akuzuar se në disa institucione shtetërore, duke përfshirë, Armatën dhe Operën për Balet Nacional, janë punësuar mbi 100 qyetarë maqedonas dhe vetëm nga 1 shqiptarë.
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Gostivarit dhe kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Frontit Kombëtar për zgjedhjet lokale 2025, Valbon Limani, ka ndarë të martën edhe 9 vendime të reja për punësim në ndërmarrjen “Rusino”, duke e çuar në 49 numrin e punësimeve dhe avancimeve të realizuara brenda një viti nga marrja e mandatit.
Samir Mustafa /SHENJA/