(VIDEO) VLEN dhe BDI përplasen verbalist për punësimet

(VIDEO) VLEN dhe BDI përplasen verbalist për punësimet

BDI vlerëson se VLEN mashtroi kur premtoi 2.500 punësime. Sipas tyre, realiteti është krejt tjetër  me qindra shqiptarë u larguan nga puna, ndërsa punësimet e reja mund të numërohen në gishta për ndonjë familjar të ndonjërit nga krerët e VLEN-it. “Premtimet e tyre u bënë objekt talljeje, aq sa edhe ministri Minçev, e quajti këtë premtim të Izet Mexhitit “Liza në botën e çudirave”, duke i nxjerrë zbuluar në çdo gënjeshtër dhe duke i turpëruar publikisht”, thekson BDI.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Para kësaj, Minçev publikisht pranoi se shqiptarët i kanë zvogëluar në përllogaritje, nga 29,5% në vetëm 24,3%, madje më pak se në vitin 2002 kur ishin 25,17%. Dhe pas këtij manipulimi, VMRO realizoi premtimin parazgjedhor: shfuqizimin e balancuesit. Ata e instrumentalizuan Gjykatën Kushtetuese dhe e hoqën këtë mekanizëm, duke shkelur Kushtetutën, Amendamentin VI që garanton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat si vlerë kushtetuese”

Sipas VLEN-it, pa balancues, shqiptarët u shndërruan në zero në institucionet shtetërore, shumë institucione shpallën si të padëshiruar shqiptarët, ndërsa nuk ka asnjë mekanizëm kontrolli.

Ndërkohë, ka reaguar koalicioni VLEN, i cili thekson se BDI për më shumë se dy dekada i mashtroi shqiptarët me fjalë boshe dhe me premtime që kurrë nuk u shndërruan në vepra.

KOALICIONI VLEN

“Ishin 20 vjet në pushtet, por asnjëherë nuk sollën ligj për përfaqësim të drejtë. Sot, kur ligji më në fund është në procedurë, pikërisht BDI është ajo që kundërshton punësimin e shqiptarëve. VLEN e solli Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe rezultatet janë të qarta: Punësuam një numër të madh të shqiptarëve në institucione, punësuam më shumë se sa ka punësuar BDI në cilëndo vit gjatë gjithë periudhës 20-vjeçare të qeverisjes së saj”

Koalicioni në pushtet thekson se në komunat ku jetojnë shqiptarët po ndërtohet masivisht, po ndërtohet Korridori 8, projekt i cili gjatë kohës së BDI-së shërbente vetëm për fotografi dhe postime boshe në Facebook. “BDI për 20 vjet manipulojë dhe nuk bëri asgjë thelbësore për shqiptarët. BDI u kujdes vetëm për bizneset e veta, tenderët, qendrat tregtare dhe hidrocentralet. Sot, VLEN sjell përfaqësimin e drejtë dhe zhvillimin aty ku u nevojitet më shumë qytetarëve”, thuhet në reagimin e koalicioni shqiptar në pushtet.

/SHENJA/

MARKETING