(VIDEO) VLEN: Deputetët e Selës dhe Apasievit nuk e votuan anëtarin shqiptar të KSHZ-së

(VIDEO) VLEN: Deputetët e Selës dhe Apasievit nuk e votuan anëtarin shqiptar të KSHZ-së

Opozitarët kanë komentuar zgjedhjen e Abdush Demirit për anëtar të KSHZ-së. Në emër të Koalicionit VLEN, Blerim Sejdiu mga Lëvizja BESA deklaroi se ky koalicion tashmë ka filluar të shpallë fitoret. Sipas tij, përpjekjet e BDI-së dhe LSDM-së, të gjitha u bien në ujë, për kontroll të plotë ndaj Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Blerim Sejdiu, nga koalicioni VLEN

“Falë presionit të madh nga koalicioni VLEN dhe qytetarëve, por edhe presionit të vazhdueshëm ndaj qeverisë nga partnerët ndërkombëtarë, SHBA dhe BE, pushteti hibrid i BDI-së dhe LSDM-së e humbi betejën për kontroll të plotë të KSHZ-së. Kuvendi dje me 90 vota pro dhe asnjë kundër ka votuar kandidatin e VLEN-it për anëtar të KSHZ-së, Abdush Demirin”.

Sejdiu gjithashtu theksoi për opinionin se duhet të dijë që për anëtarin shqiptar në KSHZ nuk votuan vetëm 5 deputetët e Ziadin Selës dhe dy të tjerët të partisë e Majta të Apasievit.

“Pavarësisht koalicionit Sela Apasiev, që është një mutacion i BDI-së, me zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së shënoi fitoren e parë të madhe”, deklaroi Sejdiu.  Sipas tij, shihet se BDI është shndërruar në parti të izoluar politikisht, sidomos nga partnerët strategjikë të shqiptarëve. /SHENJA/

MARKETING