(VIDEO) VLEN: Bujar Osmani mashtroi me një deklaratë për rastin “Monstra”

(VIDEO) VLEN: Bujar Osmani mashtroi me një deklaratë për rastin “Monstra”

Kooalicioni VLEN ka drejtuar akuza ndaj kandidatit për president Buajr Osmani, i mbështetur nga Fronit Evropian, që sipas tyre ai ka mashtruar opinion në lidhje me rastin “Monstra”. Sipas VLEN-it në kohën kur Osmani ishte zëdhënës i BDI-së, dhe në pyetjen se ku është njëri nga të akuzuarit e rastit, Haki Haziri, Osmani është përgjigjur se, sipas infromacioneve të tyre ai nuk është në asnjë institucion shtetëror, dhe se ai kontakton me familjen e tij dhe me vullnetin e tij bëhet “i zhdukur”.

Përfaqësues i VLEN

“Kjo ishte një deklaratë skandaloze, sepse shumë shpejtë u bë e ditur se Haki Haziri mbahej nga organet e shërbimit sekret në institucione të fshehta dhe atij i bëhej presion të pranojë të bëhet bashkëpunor dhe dëshmitar në rastin e ashtuquajtur ‘Monstra’. Ndërsa, ajo që pasoi më vonë është një kapitull në vete, për të cilën BDI-ja patjetër se një ditë do të duhet të japë përgjëgjësi”.

Kooalicioni VLEN thotë se fatmirësisht shqiptarët nuk harrojnë, prandaj ka ardhur koha që personat e inkriminuar në vepra antikombëtare të dënohen me anë të votës, si instrumenti më i mirë për ta ndarë “shapin nga sheqeri” dhe mashtruesin nga i ndershmi.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING