(VIDEO) VLEN: BDI për 20 vjet rrënoi shtetin, sot po japin llogari!
Koalicioni VLEN ka kritikuar sot BDI-në për aferat e keqpërdorimeve gjatë kohës sa ka qenë në pushtet. Koalicioni i partive shqiptare në pushtet vlerëson se “BDI-ja non grata” po shembet si kulla prej letre. Sipas VLEN-it, ata që për 20 vjet rrënuan shtetin me korrupsion e krim, sot po përballen me drejtësinë.
VLEN
“Artani ka ikur, Përparimi është zhdukur, Merko pa pasaportë, dhe qelitë po dezinfektohen për t’i pritur të gjithë! Dhurata më e mirë për Vitin e Ri? Një dry i madh për ta mbyllur selinë e një partie që e ktheu korrupsionin në sistem. Tashmë BDI është sinonim i mashtrimit, vjedhjes dhe tradhtisë ndaj popullit shqiptar. Por fundi i tyre ka nisur, arratisjet e tyre janë vetëm dëshmi se askush nuk i shpëton drejtësisë!”
Sipas VLEN-it, “Ramiz Merko non grata”, i njohur te klika e tij si “mbreti” i Strugës, sot po përballet me krimet e tij, ndërs prokuroria, gjykatat dhe MPB-ja që e mbronin dikur, sot nuk e shpëtojnë dot. Qytetarët zgjodhën ndryshimin dhe VLEN po sjell drejtësi, theksohet në komunikatën e koalicionit në pushtet.
“BDI-ja po fundoset! Artani ra i pari, Përparimi e ndoqi, dhe të tjerë do të pasojnë. Mjaft është mjaft! Struga, Tetova, dhe gjithë shqiptarët po e ndiejnë erën e ndryshimit. Merko tashmë po bën gati dy krevate të lirë në qeli, një për Grubin dhe një për Bajramin”, thekson VLEN. /SHENJA/