(VIDEO) VLEN: BDI barazinë e shiti për Soravinë, BDI: 32 punësime në regjistër, asnjë shqiptar

(VIDEO) VLEN: BDI barazinë e shiti për Soravinë, BDI: 32 punësime në regjistër, asnjë shqiptar

Ligji për Përfaqësim të Drejtë i miratuar në Qeveri e i dërguar për mendim në Komisionin e Venedikut, vazhdon t’i përplasë partitë politike në bllokun shqiptar.

Koalicioni VLEN të cilët mbështesin fuqishëm ligjin e lartpërmendur thonë se BDI-ja nuk ka të drejtë të flas për përfaqësim të drejtë dhe barazi. Nga VLEN thonë se partia e Ahmetit e ka shitur barazinë për Soravinë.

Nga VLEN thonë se është absurde dhe hipokrite që BDI e cila  për dy dekada e shkatërroi përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, sot të hiqet si mbrojtës i barazisë.

VLEN

“Ky ligj është një betejë e fituar. Është kthesa që shqiptarët e kanë pritur për vite me radhë. Është fundi i diskriminimit institucional dhe fillimi i një epoke të re të përfaqësimit. Ndryshimi ka nisur. Shqiptarët nuk do të jenë më figurantë në institucionet e shtetit. Do të jenë vendimmarrës. Të barabartë në ligj dhe në jetë. Dhe askush, kurrë më, nuk do të mund t’i përdorë ata si numër, për të ruajtur pushtetin e vet”

Koalicionit Qeverisës i janë kundërpërgjigjur nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti kjo pjesë e Frontit Europian. Nga ku thonë se situate aktuale është e papranueshme. Nga atje thonë se në konkursin e fundit, në Regjistrin Qendror janë punësuar 32 maqedonas dhe asnjë shqiptar.

VLEN-it i ka reaguar edhe Skender Rexhepi Zejdi, i cili tha se ishte Minçev ai që zbuloi se pavarësisht ligjit, punësimet nuk do të bëhen në baza etnike, por profesionale.

SKENDER REXHEPI – ZEJDI – DEPUTET I FRONTIT EUROPIAN

“Hiç më largë, dje, Ministri i Administratës ua hodhi edhe ligjin për përfaqësim të drejtë i cili është fantom dhe fare nuk është në vijë diskutimi, duke thënë se për punësimet nuk do të bëhen në baza etnike por do të bëhen në baza profesionale”

Kjo nuk është hera e parë që VLEN dhe Fronti Europian përplasen për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat. Akuzat mes dy blloqeve shqiptare kanë filluar nga momenti kur Qeveria aktuale e tërhoqi metodologjinë e “Balancuesit”.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING