(VIDEO) VLEN akuzon BDI-në se po përgatit incidente zgjedhore

(VIDEO) VLEN akuzon BDI-në se po përgatit incidente zgjedhore

Përderisa kanë mbetur edhe disa muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, partitë politike kanë filluar me kalkulimet e tyre, ndërsapritet një garë zjarrtë në kampin politik shqiptar. Nga koaliconi VLEN, pjesë e qeverisë, thojnë se BDI është duke e përgatiur terrenin për të mos e pranuar humbjen në zgjedhjet lokale, ndërsa shtojnë se BDI do të përballet me një referendum të fuqishëm kundër saj në zgjedhjet e ardhshme lokale. Fatmir Sabriu nga VLEN, ka parashtruar disa pyetje publike për partinë opozitare.

FATMIR SABRIU,VLEN

A është e vërtetë që BDI non grata dhe Sasho Mijallkov po planifikojnë skenarë për incidente parazgjedhore dhe zgjedhore, me qëllim që të mos e pranojnë humbjen dhe të shkaktojnë krizë politike?A janë sulmet për të ashtuquajturën “deshqiptarizim” pjesë e këtij plani, për të justifikuar kaosin që synojnë të shkaktojnë?Populli është i zgjuar! Zgjedhjet lokale do të jenë një referendum kundër korrupsionit, gënjeshtrav dhe keqpërdorimeve të BDI-së”.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, se si do garojnë në këto zgjedhje, Sabriu tha se çdo ditë janë në komunikim të vazhdueshmëm me të gjitha partitë që përbëjnë këtë koalicion se me cilët kanditatë do të kërkojnë votën e shqiptarëve, ndërsa sa i përket bashkëpunimit me VMRO-DPMNE, ai tha se si koalicion kanë mardhënie shumë të mira, por qëllimi i tyre është të marrin mbështetjen e shqiptarëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING