(VIDEO) Visar Ademi: I hapur për bashkëpunim me partitë shqiptare

Përmes një video-mesazhi, dit më parë, Visar Ademi ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar Komune të Gostivarit në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetorë të këtij viti.
Ndonëse është vështirë që një i pavarur të fitojë garën, në një prononcim ekskluziv për TV Shenja, Ademi ka treguar nëse do të bashkëpunojë me partitë politike shqiptare që në të ardhmen e afërt, mund edhe ta mbështesin në rrugën drejtë fitores eventuale.
VISAR ADEMI – KANDIDAT PËR KRYETAR TË GOSTIVARIT
Kam në plan, që në momentin që do ta shpallë edhe kandidaturën oficiale në kuptimin që do kemi një lloj zyre pune, planifikoj të kem takim me çdo lloj partie politike, tua prezantojë vizionin tim, tua prezantojë modelin tim dhe çdo kush që e sheh veten e vet dhe sheh si model pozitiv zhvillimin është i mirëseardhur të më përkrahë.
Ka mohuar zërat se para se të kandidohet si i pavarur ka bërë marrëveshje të fshehtë me VMRO-DPMNE-në dhe kryeministrin Mickoski të cilët thuhet se e kanë inkurajuar të merr një hap të tillë.
VISAR ADEMI – KANDIDAT PËR KRYETAR TË GOSTIVARIT
Gostivari nuk e merriton këtë, e shoh kohën e fundit dalin këto lloj thashethemesh fushatë e zezë për të baltos kandidatët, unë mendova se kjo do të jetë garë ndërmjet ideve, modeleve të zhvillimit dhe projekteve në fund, përfundon me një baltosje të një kandidati dhe asnjë qytet tjetër shqiptar nuk e meriton këtë. Si mund të jem unë kandidati i VMRO-së kur asnjëherë nuk kam pasur post publik? 40 vite, gjithçka që kam bërë e kam bërë me mundin tim.
Aktualisht Visar Ademi është kandidati i vetëm që deri në këtë moment ka shpallur kandidaturën formalisht për Gostivarin. Edhe pse ende jo zyrtarisht, kandidaturën përmes një prononcimi për TV Shenja dje e ka konfirmuar edhe Valbon Limani. Kujtojmë, zgjedhjet lokale do të zhvillohen në tetor të vitit 2025.
Mevludin Imeri /SHENJA/