(VIDEO) Veteriner Isaku: Çdo kafshë preket nga viruset

Kafshët janë pjesë e pandashme e jetës sonë, ato janë të pranishme duke na dhuruar dashuri, besnikëri dhe shoqëri të pakushtëzuar. Por, a dijmë mjaftueshëm për rreziqet shëndetësore që mund të na vijnë prej tyre? E veçanërisht në këto kohë të nxehta që viruset dhe bakteriet e ndryshme mund t’i marrim më lehtë. Televizioni Shenja vizitoi veterinarin Usam Isaku, në Draçevë për të mësuar më shumë se si t’i parandalojmë, dhe se si t’i trajtojmë ato dhe se çfarë është e nevojshme që të dijë çdo pronar kafshe.
MARKETING
Anida Murati, gazetare
“Ndërsa përkujdesja për kafshët duket thjesht si dashuri për to, sfidat janë më të mëdha ndaj përkujdesit të tyre, ndaj dhe për këto të gjitha duhet të kemi informacione shtesë, për këtë arsye ne nga tv Shenja kemi ardhur këtu për të biseduar me një specialist, me një veterinar, për të marrë njohuri se si duhet të kujdesemi për kafshët si të mbrojmë veten nga viruset e shumta”.
Isaku theksoi se çdo gjallesë mund të preket nga çdo lloj virusi, ndonëse simptomat e para që na japin këto kafshë ai tha se është ngritja e temperaturës së lartë pas 48 orëve deri në 72 orë.
Usam Isaku, profesor dhe veterinar
“Tek kafshët janë më të shpeshta sëmundjet zoonoze të cilat janë bartëse nga kafshët tek njeriu. Këto përmes disa vektorëve barten psh. përmes mushkonjave, rriqnave, morrave, pleshtave, etj. Të gjitha llojet e kafshëve preken pavarësisht llojit të kafshës, çdo kafshë, çdo gjallesë mund të preket nga çdo lloj virusi. Në këtë rast më së shumti janë të prekura tek sëmundjet parazitare rriqnat.\ Vetëm nuk preken kafshët të cilat janë të mbyllura nëpër ferma, ndërsa kafshët të cilat janë në kullosa psh nëpër vendet malore apo nëpër vendet fushore pa marrë parasysh, ato preken nga rriqnat. Simptomat e para që na japin këto kafshë me ngritje pas 48 orëve deri në 72 orë me ngritje të temperaturës së lartë. Tek çdo kafshë pavarësisht si të ushqyerit, higjiena, mjedisi, të gjitha ndikojnë çdo gjë, çdo gjë”.
Tutje, Isaku theksoi që në rast se kafshët kanë brucellozën, atëherë janë të rrezikuar të gjithë fermerët, veterinarët dhe e gjithë popullata. Pasiqë siç theksoi ai, atë lloj bakterie mund ta marrim shumë lehtë përmes ushqimit, veçanërisht prej qumështit ose mishit.
Usam Isaku, profesor dhe veterinar
“A përbën rezik për fermerët ose për personat që i posedojnë’, Në këtë rast në qoftëse kemi brucellozën, atëherë jemi të rrezikuar si fermerët si veterinarët si popullata e gjitha. Ngase mund ta marrim atë lloj bakterie përmes ushqimit, mund ta marim përmes qumështit ose mishit, e gjithmonë në këtë rast mishi ose qumështi në qoftese bëhet mbi temperatura të larta me vlim atëherë këtë bacil mund ta zhdukim, a me pasterilizim nuk bëjmë asnjë gjë. Më së shumti më e rrezikshme është konsumimi i djathit në këto raste, ngase djathi nuk vlohet qumështi, nuk sterilizohet, kur nuk bëhet sterilizimi i qumështit atëherë bacilli qendron brenda dhe për atë arsye është e preferueshme që djathi të rijë një periudhë 3 mujorshe ose 90 ditë si një lloj rezerve, nuk duhet të konsumohet”.
Ndërkaq, Isaku sqaroi se kafshët të cilat janë të sëmura nga beciloza nuk kanë shërim dhe asgjësohen, ndërsa personat të cilët infektohen duhet të vazhdojnë terapi me antibiotik për një periudhë të gjatë, për shkak se momentalisht nuk ka vaksina speciale.Ndaj dhe për këtë arsye ai këshillon të gjithë personat që kanë kafshë shtëpiake t’i vaksinojnë kafshët e tyre nga sëmundjet e ndryshme infektive ose “zoonoze”.
Anida Murati /SHENJA/