(VIDEO) Vendkalimi në Bit Pazar, Qytetarët e Tregtarët: Vendosja e semaforit zgjidhja më e mirë?!

(VIDEO) Vendkalimi në Bit Pazar, Qytetarët e Tregtarët: Vendosja e semaforit zgjidhja më e mirë?!

Edhe pse kanë kaluar një javë nga protestat, qytetarët dhe tregtarët vazhdojnë të mendojnë se mbyllja e vendkalimit në Bit Pazar nuk do të ishte dhe se zgjidhja më e mirë. I pranueshëm për ta është vetëm vendosja e semaforit dhe vizbardhave. Kryetari i Shoqatës së Tregtarëve në një prononcim për TV Shenja tha se vendosja e semaforit do të ishte zgjidhje ideale sepse ura është e papërshtatshme për personat e moshuar që frekuentojnë Tregun e Gjelbërt po edhe për tregtarët.

XHEVAIR ASANI, KRYETAR I SHOQATËS SË TREGTARËVE “BASHKIMI”

Zgjidhja më e mirë për të gjithë njerëzit që frekuentojnë këtu do të ishte të vendoset semafora dhe të vendosen vija të bardha. Shumë është interesant, njerëzit kur vijnë, vijnë me duar bosh dhe kur dalin nga pazari dalin me duar plot dhe nuk ka shansa që ndonjë më i moshuar apo ndonjë plak ose plakë ose ndonjë invalid ta merr këtë urën këtu dhe të hypë mbi këtë urë. Siç jemi të informuar dhe çka tregon edhe historia, në kohën e Jugosllavisë këtu ka pasur vija të bardha”.

Qytetarët e anketuar nga TV Shenja as nuk e mendojnë mbylljen e këtij vendkalimi, deklarojnë se ky problem shumë vjeçarë do të zgjidhej me vendosjen e një semafori.

Qytetar

Më mirë do të ishte që të ketë semafor, sepse shumë këmbësorë e pësojnë këtu po e bllokojnë edhe komunikacionin. Më mirë të ketë semafor”

Qytetar

Me e mshel krejt, unë tezgat i la, e la pazarin. Ne mbijetojmë me këtë rrugë. Nëse mshelet, ndash mallin me e mbajtë, a do të hypi në urë unë….

Qytetar

Unë mendoj që kryetari na ka kuptu, kërkesat tona do të bëhen inshallah dhe do të vendoset një semafor dhe do të bëhen edhe zebrat, shikoni vet, këtu te gjyqi keni edhe semafor, edhe zebra edhe krejt. Mendoj që e njëjta zgjidhje do të bëhet edhe këndej. Edhe na ka premtu që do të bëhet edhe mendoj se kërkesa jonë është kryer më, vetëm e presim kryetarin që të vijë në vendin e ngjarjes këtu ta shoh”.

Qytetar

Le të vendosin semafor, pse të mbyllet, ku do të ngjitesh lartë. Shih sa e lartë është ura. Njeriu nuk mund të ngjitet lartë”.

Qytetar

Më së miri është vendosja e semaforit, edhe për ne si qytetarë është më së miri semafor me pas”

Mbrëmë kreu i Shkupit, Orce Gjeorgjievski njoftoi se personalisht do të dalë në vendin e ngjarjes për të dëgjuar mendimin e qytetarëve, nëse janë për mbyllje ose jo. Tha se nuk do të merr parasysh mendimin e atyre që kanë interese biznesore që ky vendkalim të mos mbyllet.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING