(VIDEO) Vendimi për ish krerët e UÇK-së, reagojnë politikanët shqiptarë të RMV-së: Lufta e uçk-së ishte për liri

(VIDEO) Vendimi për ish krerët e UÇK-së, reagojnë politikanët shqiptarë të RMV-së: Lufta e uçk-së ishte për liri

 

Aktgjykimi i Hagës ka nxitur reagime edhe nga përfaqësuesit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka shprehur mbështetje për ish-krerët e UÇK-së dhe familjet e tyre, duke theksuar se vendimi i sotëm është i shkallës së parë dhe se beteja për drejtësi vazhdon.

AFRIM GASHI, KRYETAR KUVENDI

Për popullin shqiptar, ata janë dhe mbeten çlirimtarë të Kosovës. Lufta e UÇK-së, sakrifica dhe vetëmohimi i atyre që e udhëhoqën dhe ishin pjesë e saj janë vetë rruga që çoi në lirinë e Kosovës dhe në një epokë të re paqeje e stabiliteti në rajon”.

Bashkëkreytari i VLENIT Izet Mexhiti në reagimin e tij tha se vendimi i Hagës për krerët e UÇK-së së është zhgënjyes.

IZET MEXHITI, BASHKËKRYETAR I VLENIT

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të pastër, mbrojtëse dhe të drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet. Historia e lavdishme e popullit tonë nuk mund të tjetërsohet, as të njolloset me vendime që i shërbejnë padrejtësisë e jo të vërtetës”.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në reagimin e tij ka bërë thirrje për maturi dhe unitet. Ai thotë se nuk duhet të biem në asnjë grackë që synon të krijojë tensione, përçarje apo të njollosë luftën çlirimtare të popullit në Kosovë.

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË

Procesi nuk përfundon këtu. Besojmë se mbrojtja do ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit, duke kundërshtuar gjetjet e shkallës së parë dhe duke kërkuar drejtësi deri në fund.Lufta e UÇK-së ishte luftë për liri. Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe sakrifica e një populli të tërë nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve”.

Kryetari i Lidhjes Shqiptare Ziadin Sela në reagimin e tij tha se ish krerët e UÇK-së mbrojtën jetën, i dhuruan asaj vlerën më sublime që quhet liri.

ZIADIN SELA, KRYETAR I LIDHJES SHQIPTARE

Sot kur drejtësia dështoj si në shumë raste nga e kaluara jonë e hidhur si popull, me pafuqinë e një populli të vogël në numër e me madhështinë e pashoq në guxim, dinjitet, njerëzi e mbijetesë, mllefin (me të drejtë), ta shndëdrrojmë në gjykim! “

Reagime zhgënjyese lidhur me vendimin e sotëm të Hagës pati edhe nga përfaqësues të tjerë politik të vendit dhe nga partitë politike shqiptare.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING