(VIDEO) Vendimi për ish krerët e UÇK-së, politikanët e Shqipërisë dhe Kosovë reagojnë pas vendimit të speciales

(VIDEO) Vendimi për ish krerët e UÇK-së, politikanët e Shqipërisë dhe Kosovë reagojnë pas vendimit të speciales

81 vjet burg për ish krerët e UÇK-së, një aktigjykim që tronditi Kosovën dhe mbarë trevat shqiptare dhe që nxiti reagime të forta e zhgënjyese. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar shkurt pas shpalljes së aktgjykimit. Në rrjetet sociale ai publikoi një fotografi të shoqëruar vetëm me një fjalë- MARRE…

 

Me shkrim emocional ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i cili e ka cilësuar vendimin si shkak për “trishtim të thellë”. “Askush dhe asgjë nuk njollos UÇK-në”, ka shkruar Begaj.

BAJRAM BEGAJ, PRESIDENT I SHQIPËRISË

Trishtim i thellë për vendimin e sotëm. Vendosmëria për të apeluar vendimin është shenjë e fortë integriteti dhe qëndrueshmërie”.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu aktgjykimin e sotëm e ka cilësuar si një goditje të rëndë për familjet e ish-krerëve të UÇK-së.

ALBUENA HAXHIU KRYETARE E KUVENDIT TË KOSOVËS

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte çlirimtare. Ajo lindi përballë shtypjes, dhunës dhe krimeve të regjimit të Serbisë ndaj popullit të Kosovës. Asnjë aktgjykim nuk mund ta ndryshojë natyrën e asaj lufte dhe as të zhbëjë të drejtën e një populli për të luftuar për lirinë e vet.”

Reagime të tjera të shumta lidhur me vendimin e sotëm pati edhe nga përfaqësues të tjerë politik nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët kanë shprehur zhgënjim dhe mbështetje për ish-krerët e UÇK-së dhe familjet e tyre. Në një ditë të rëndë për Kosovën, reagimet e ardhura nga e gjithë hapësira shqiptare kanë pasur në fokus kërkesën për respektimin e së drejtës për ankim, por edhe mbrojtjen e asaj që ata e konsiderojnë si të vërtetën historike të luftës së UÇK-së.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING