(VIDEO) Vendimi i Kushtetueses për këshilltarët, Rexhepi: Ky është shtet absurdi

(VIDEO) Vendimi i Kushtetueses për këshilltarët, Rexhepi: Ky është shtet absurdi

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që të mos fillojë procedurë për vendimin e Qeverisë për përcaktimin e numrit të këshilltarëve komunalë, për të cilin ishin dorëzuar tri nisma, koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Evropian, Skender Rexhepi thotë se ky është shtet i apsurdistanit dhe shtet i paradokseve. Ai thotë se Gjykata Kushtetuese votoi kundër Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, arsyetimi i Gjykatës Kushtetuese ishte skandaloz, sidomos i gjykatëses Kacarska.

Skender Rexhepi Zejdi, deputet i AKI-së      

Çdo respekt për gjykatësen Kacarska dhe moshën e saj, por megjithatë në momentin që edhe një gjykatës i kalibrit të saj, i moshës së saj flet broçkulla dhe budallallëqe, nuk mund të ja fali naivitetin. Ajo thirret në nenin 91 të Kushtetutës dhe 63 të Ligjit për Qeveri, i cili është i qartë dhe gjithë e dimë, Qeveria ekzekuton ligje. Askund as në ligjin për Qeveri, as në Kushtetutë, as në ligjin për Vetëqeverisje lokale nuk caktohet dhe nuk është e rregulluar kush e cakton numrin e këshilltarëve nëpër komuna”.

Rexhepi akuzon se kjo qeveri po vazhdon të dëshmojë se intencën e ka de-shqiptarizimin e vendit, uljen e fuqisë politike të shqiptarëve, përbuzjen e mërgatës shqiptare dhe që me çdo kusht ky shtet të jetë monoetnik maqedonas dhe pastaj mund të vijnë të tjerët me radhë.

Gjykatësit kushtetues një ditë më parë kanë vendosur të mos shqyrtojnë nismat për shqyrtimin e ligjshmërisë së vendimit qeveritar me të cilin është ulur numri i këshilltarëve komunalë në disa komuna. Gjykata vlerësoi se nuk ka pasur diskriminim ndaj ndonjë etnie dhe se numri i ksëhiltarëve është ulur në komuna të ndryshme të vendit.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING