(VIDEO) Vendi përfshihet nga të reshurat

Pas ditëve me diell dhe temperatura të larta, vendi është përfshirë nga një rënie e ndjeshme e temperaturave. Ajri i ftohtë ka rikthyer atmosferën e vjeshtës. Nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike paralajmëruan se do të fryjë edhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Posaçërisht në Shkup ata njoftuan se temperatura minimale do të ulet në 10 gradë celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë celsius.
Drejtoria për çështje Hidrometeorologjike
“Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 7 deri në 13 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 11 gradë Celsiusë”.
Ndërkaq në viset malore ata paralajmëruan se reshjet e shiut do të kalojnë në reshje të dëborës, nga ku tashmë veçse shihet bora e parë në vendbanimet më të larta, si Lazaropole, Broshticë, zona e Zhupës së Epërme, në fshatin Tatar Elevc mbi qytet, si dhe në Mavrovë dhe në Kodrën e Diellit.
Anida Murati /SHENJA/