(VIDEO) Vazhdon skriningu dypalësh me Komisionin Evropian

(VIDEO) Vazhdon skriningu dypalësh me Komisionin Evropian

Në Bruksel sot vazhdon skriningu bilateral për kapitullin e 3 -tw – E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime, që është pjesë e klasterit të dytë – Tregu i brendshëm. Delegacioni i Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga zëvendës kryenegociatorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE Drtia Abdiu Halili, zv.kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi si dhe ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.  Nga Ministria e Ekonomisë, njoftojnë se konkluzionet dhe rekomandimet që do të dalin nga ky takim bilateral do të përcaktojnë hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit në fushën e së drejtës së themelimit dhe lirisë për të ofruar shërbime.

KRESHNIK BEKTESHI-MINISTRËS I EKONOMISË

“Lëvizja e lirë e shërbimeve nëpërmjet eliminimit të barrierave në kryerjen e aktiviteteve shërbyese do të kontribuojë në zhvillimin e aktiviteteve ekonomike, në nivel më të lartë të punësimit, në një shkallë të lartë të konkurrencës dhe përmirësim të cilësisë së shërbimeve, e në këtë mënyrë edhe në cilësinë e mjedisit jetësor”.

Sa i përket kornizës ligjore, ministri Bekteshi tha se, Ligji për shërbime, Ligji për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale dhe Ligji për shërbimet postare janë ligje bazë në këtë fushë.

 KRESHNIK BEKTESHI-MINISTRËS I EKONOMISË

“Me qëllim të implementimit të ligjit, në vitin 2020 Qeveria miratoi Planin e Veprimit për harmonizimin e legjislacionit sektorial me Direktivën. Ministria e Ekonomisë është koordinatore e procesit dhe monitoron implementimin e Planit të Veprimit. Bazuar në gjetjet e analizës, është duke u përgatitur për një Plan të ri Veprimi me masa harmonizuese”.

Duke pasur parasysh karakterin horizontal të legjislacionit të Kapitullit 3, në skrining ishin të pranishëm përfaqësues të Grupit Punues të Kapitullit 3 nga një numër i madh institucionesh: Ministria e Ekonomisë, Regjistri Qendror, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Agjencia e Postës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Agjencia e Kadastrës së Patundshmërive dhe të tjera.

Samir Mustafa /SHENJA/