(VIDEO) Vazhdon kaosi në gjyqësor, “Llaskarca”, “Titanik” dhe “Talir”, mund të rigjykohen

(VIDEO) Vazhdon kaosi në gjyqësor, “Llaskarca”, “Titanik” dhe “Talir”, mund të rigjykohen

Në vrullin e kaosit në gjyqësor si pasojë e vjetërsimit të lëndëve për shkak të ndryshimeve të Kodit Penal dhe të mosbesisë së qytetarëve në gjyqësor e konfirmuar edhe në raportin  Komisionit Evropian, edhe ato lëndë për të cilat po vazhdon gjykimi, do të nisin nga e para. Kjo për shkak se gjyqtarët e tyre, janë emëruar në pozita të reja. Kështu për rastin e aksidentit në Llaskarcë, rastet “Titanik” dhe “Talir”, mund të ketë rigjykim.

Gjykatësit që i udhëheqin këto lëndë, nga Gjykata Penale Shkup, një ditë më parë janë zgjedhur si gjykatës në Gjykatën e Apelit në Shkup.

Në pyetjen se çfare do të ndodh me këto lëndë, nga Këshilli Gjyqësorë për MIA-n thanë se ekziston mundësia për delegimin e tyre.

Këshilli Gjyqësor

“Vendimi për zgjedhjen e gjyjkatësve të ri të Apelit nuk është i plotëfuqisëhm dhe mund të ketë edhe ankesa. Deri atëherë le të punojnë në ato lëndë, ndërsa nëse nuk përfundojnë derisa vendimi të bëhet i plotëfuqishëm, Këshilli Gjyqësor ka mundësi që t’i delegojë”.

Këshilli Gjyqësor tëmërkurën zgjodhi 8 gjykatës të rinjë në Gjykatën e Apelit, mes të cilëve edhe gjykatësja Aleksandra Risteska, që është pjesë e trupit gjykues në rastin e Llaskarcës dhe gjykatësi Osman Shabani që i udhëheq lëndët “Titanik” dhe “Talir”.

Rasti i Llaskarcës ku humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 të tjerë u lënduan, u hap në vitin 2019, por përshkak të nevojës për superekspertizë, procesi u prolongua për thuajse një vit dhe tani ka arritur nga fundi i procedurës së provave. Lënda që ka të bëjë me financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së, “Talir”, gjithashtu u hap në vitin 2019 dhe është në proces të provave, poashtu edhe procedura e përsëritur për rastin “Titanik”, pati nisur në vitin 2018.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING