(VIDEO) Varhej: Deri në vitin 2027 i gjithë Ballkani gati për BE

(VIDEO) Varhej: Deri në vitin 2027 i gjithë Ballkani gati për BE

Nuk ka asnjë justifikim që Ballkani Perëndimor të mos jetë gati për t’u bashkuar me BE-në deri në vitin 2027. Kështu ka deklaruar komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhej, liderëve të vendeve të rajonit si Talat Xhaferi, Aleksandar Vuçiq, Edi Rama, Albin Kurti, Bojan Kristos dhe Milojko Spajiçit, në Samitin e Kotorit e mbajtur nën slogon “Një rajon, vizion i përbashkët”. Varhej theksoi se plani i rritjes së BE-së është realitet, zbatimi i të cilit tashmë ka filluar.

OLIVER VARHEJ, KOMISIONER PËR ZGJERIMIN E BE-SË

“Nuk do të ketë justifikime, nëse mund të përdor terminologjinë ballkanike sepse edhe unë vij prej andej, nuk ka më justifikime që Ballkani Perëndimor të mos jetë gati të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2027”

Varhej shtoi se me mjetet që i posedojnë, deri në vitin 2027 Ballkani Perendimor do të marrë të njëjtin nivel ose të krahasueshëm ndihme si përfituesit aktual, ku sipas Varhej kjo do të arrijë në 90% të intensitetit të ndihmës.

Bashkimi Evropian planifikon 6 miliardë euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor, nga të cilat 850 milionë euro janë të destinuara për Maqedoninë e Veriut dhe se dërgesa e parë pritet në muajin shtator.

/SHENJA/

 

MARKETING