(VIDEO) Vajza e liderit tunizian Rashid Ganushi, Jusra, ekskluzivisht për Tv Shenja: Babai im nuk e pranon robërinë e presidentit aktual

(VIDEO) Vajza e liderit tunizian Rashid Ganushi, Jusra, ekskluzivisht për Tv Shenja: Babai im nuk e pranon robërinë e presidentit aktual

Ish-presidenti i Asamblesë Popullore Tuniziane, Rashid Ganushi ka hyrë në në grevë urie. Këshilltari politik i Ghannushit, Riyad al-Shuaybi, në deklaratën e tij për Agjencinë Anadolu ka dhënë informacione në lidhje me grevën e urisë që ka filluar gjatë këtyre ditëve.

“Ghannouchi do të nisë një grevë urie duke filluar data 29.09.2023, për të protestuar kundër “rënies” së rrugës demokratike në vend, ndërsa sipas Shuaybit kërkesat për “ndjekja penale e aktivistëve politikë dhe lirimi i të burgosurëve” ishin ndër arsyet e Ghannouchit për të shkuar në grevë.

Dhjetëra politikanë, gazetarë, aktivistë dhe biznesmenë u arrestuan me akuzën e “komplotimit kundër sigurisë së shtetit” gjatë operacioneve të paraburgimit që kanë nisur më 11 shkurt, ndërsa dyshohet se “kanë synim të frikësojnë opozitën”.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe Abdelhamid Celassi, njëri nga ish-drejtuesit e Lëvizjes Ennahda, zëvendëskryetar i Nahda dhe ish-deputeti, Nureddin al-Bahiri, aktivistja politike, Chaima Issa.

Lideri i lëvizjes islamike Ennahda, Rashid al-Ghannouchi, pas bastisjes që iu bë në shtëpinë e tij më 17 prill, ai u arrestua nga forcat e sigurisë tuniziane duke u akuzuar për “thirrje në luftë civile”, ndërsa si pretekst për këtë është fjalimi që kishte mbajtur Ganushi në një tubim.

Edhe përkundër faktit që çështja dhe arrestimi i liderit islamik tunizian Gannushi, kishte marr përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, fatkeqësisht lideri i Ennahda-s, Rashid el Ganushi, ka filluar grevën e urisë në burg, në shenjë revolte ndaj pushtetarëve tunizianë.

Në lidhje me grevën e urisë së filluar nga lideri tunizian, Rashid Gannushi, ekskluzivisht për TV Shenja, ka folur vajza e tij, Yusra Ghannushi, e cila përmes intervistës së zhvilluar në Skype, foli rreth gjendjes momentale të babait të saj dhe situatën momentale politike në Tunizi. Ajo tha se babai i saj nuk e pranon robërinë që po e bën presidenti aktual. Ndjekim intervistën e realizuar nga gazetarja jonë Emine Ismaili. /SHENJA/


MARKETING