(VIDEO) Ushtria dhe dy helikopterë të përfshirë në shuarjen e zjarrit në malin Serta

(VIDEO) Ushtria dhe dy helikopterë të përfshirë në shuarjen e zjarrit në malin Serta

Shtabi i Përgjithshëm I Armatës njoftoi se nga mëngjesi i sotëm njëqind pjesëtarë të armatës dhe dy helikopterë “mi 8/17” të WING të aviacionit janë përfshirë në shuarjen e zjarrit të përhapur në malin Serta.  Aksioni i forcave të ushtrisë është në koordinim me të gjitha subjektet e përfshira në shuarjen e zjarrit në rajonin e gjerë të Negotinës dhe të malit Serta.

SHTABI I PËRGJITHSHËM I ARMATËS

“Pas urdhrit të Presidentes dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova, për angazhimin e ushtrisë për përballimin e zjarreve në rajonin e Negotinës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-kolonel  Vasko Gjurçinovski, urdhëroi angazhimin e kapaciteteve të nevojshme të Armatës”.

Ata shtojnë se ushtria, në përputhje me misionin dhe detyrat e saj, mbetet maksimalisht e përgaditur në përmbushjen e detyrimit kushtetues dhe detyrave nga misioni.

Për shuarjen e këtij zjarri, i cili që nga mëngjesi i sotëm është përhapur në tre vatra, përveç Ushtrisë, janë përfshirë edhe zjarrfikës të reparteve territoriale, efektivë të policisë, gjuetarë, si dhe punëtorë pyjorë.

Për të shuar këtë zjarr që vazhdon të përhapet me të madhe janë angazhuar edhe  dy “eirtraktorë” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING