(VIDEO) Urime për Shekerinskën nga partitë politike, por jo edhe nga krerët e shtetit
U zgjodh në një pozitë të lartë, zëvendës sekretare e përgjithshme të NATO-s. Për të parën herë një politikan prej vendit, por edhe nga Ballkani, emërohet në një post kaq të rëndësishëm. Ish ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, mori urime nga politikanë e persona me ndikim brenda e jashtë vendit, por jo edhe nga krerët më të lartë shtetëror të vendit dhe nga Qeveria.
E për këtë reagoi LSDM, partia që e kishte zgjedhur ministre të Mbrojtjes.
LSDM
“Në vend që ta urojnë, që një maqedonase e ka ngritur reputacionin ndërkombëtar të vendit, VMRO-DPMNE heshtë sikur që heshtë kur duhet të tregoj vizion, ide ose të paktën një mirësjellje minimale politike”.
Zgjedhjen e saj e uruan politikanë e parti politike të vendit. Arben Taravari nga VLEN zgjedhjen e saj, e cilësoi si vlerësim ndaj Sheqerinskës por dhe ndaj vendit.
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit
“Zgjedhja e z.Sheqerinska si zv. Sekretare e Përgjithshme e NATO-s është një vlerësim për të dhe për të gjithë vendin tonë! Urime për të dhe për të gjithë shtetin që përfaqësohet kaq lart në hirearkinë e Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior!”.
Edhe BDI opozitare zgjodhi fjalë vlerësuese për ta uruar Shekerinskën.
BDI
“Ky është një sukses i madh jo vetëm për znj. Shekerinska, por edhe për Maqedoninë e Veriut, e cila përmes këtij emërimi tregon përkushtimin e saj ndaj vlerave dhe standardeve euroatlantike”.
Urime pë të përcjelli edhe Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës.
Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës
“Urime dhe shumë suksese bashkëqytetares sonë, z. Shekerinska, në angazhimin e saj të ri në NATO. Urime Maqedonisë Evropiane! Urime NATO-s!”.
Ndërsa në një deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, edhe Departamenti i Shtetit përshëndeti njoftimin e Sekretarit të Përgjithshëm Mark Rutte për emërimin e Shekerinskës.
DASH
“Përzgjedhja e saj si Zëvendës Sekretare e Përgjithshme nënvizon se si të 32 aleatët kanë një aksion në të ardhmen e Aleancës dhe ofrojnë udhëheqje thelbësore, pavarësisht se kur vendi i tyre u bashkua me NATO-n”.
Zgjedhja e saj u mirëprit nga profesorë, politikanë aktualë dhe të dikurshëm, këshilli i ambasadorëve, por edhe nga ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler.
Mirëpo tre përfaqësuesit më të lartë shtetërore, presidentja Gordana Siljanovska Davkova, kryeparlamentari Afrim Gashi, kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, nuk e uruan zgjedhjen e Shekerinskës, si personi i dytë në NATO. Sikurse nuk e uroi as Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes, të cilën e udhëhoqi për pesë vite.
Ndërsa vetë Shekerinska ka thënë se suksesi im nuk është vetëm personal, por i të gjithë vendit. Shekerinska do të jetë zëvendësja e Mark Ruttes, i cili prej disa muajsh është në krye të Aleancës., ndërsa ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti.
Emine Ismaili /SHENJA/