(VIDEO) UNICEF: Partitë politike të bëjnë premtime konkrete për fëmijët dhe të rinjtë, edhe pse nuk votojnë!

(VIDEO) UNICEF: Partitë politike të bëjnë premtime konkrete për fëmijët dhe të rinjtë, edhe pse nuk votojnë!

UNICEF ka bërë publike një letër të hapur ku u bëhet thirrje partive politike në Maqedoninë e Veriut që të vendosin fëmijët, të rinjtë dhe familjet në qendër të programeve të tyre zgjedhore. Organizata e OKB-së thekon se bërja e premtimeve konkrete  është e rëndësishme për të siguruar që çdo fëmijë të ketë akses në shërbime cilësore, dhe më shumë mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten dhe vendin.

UNICEF

“Fëmijët përbëjnë 20% të popullsisë rezidente prej 1.84 milionë banorësh, që arrijnë në rreth 180,000 vajza dhe 192,000 djem nën moshën 18 vjeç. Ata janë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë, pavarësisht se aktualisht nuk votojnë. Në një të ardhme jo aq të largët, ata do të jenë udhëheqës të familjeve, komuniteteve dhe vendit”.

Për më tepër, shtojnë se, ata jo vetëm që do të formojnë të ardhmen e vendit, por do të formojnë edhe qëndrime të rëndësishme politike bazuar në këto zgjedhje. /SHENJA/

MARKETING