(VIDEO) UNESCO i la afat Ohrit edhe një vit për të mos e hequr nga lista

(VIDEO) UNESCO i la afat Ohrit edhe një vit për të mos e hequr nga lista

Rajoni i Ohrit do të vazhdoj të jetë nën mbrojtjen e UNESCO-s, të paktën edhe për një vit. Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, vendosi që ta shtyj vendosjen e rajonit të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore Natyrore dhe Kulturore në Rrezik. Por, në ndërkohë do  duhet të përmbushin një sërë detyrash dhe për të vepruar sipas rekomandimeve të vërejtura në raportet e mëparshme të Misioneve të Monitorimit Reaktiv. Raporti në UNESCO, duhe të dorëzohet deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm.

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski e ka kritikuar situatën e trashëguar, e cila tha se ishte rezultat i “viteve të neglizhencës, menaxhimit të papërgjegjshëm dhe mungesës së masave thelbësore nga Qeveria e mëparshme”.

Timço Mucunski, ministër i Jashtëm

„Ne përballemi me detyrimin për të siguruar mbrojtje afatgjatë, menaxhim të qëndrueshëm dhe për të rindërtuar besimin në institucionet dhe kapacitetin e shtetit për t’u kujdesur për trashëgiminë e tij më të vlefshme natyrore dhe kulturore”.

Ndërkaq, ministri i Kulturës Zoran Lutkov tha se nga Qeveria e kaluar dy herë ka premtuar, por nuk ka bërë asgjë për këtë çështje.

Zoran Lutkov, ministër i Kulturës

“Në shtatë vitet e fundit, asnjë nga rekomandimet e UNESCO-s nuk është marrë në konsideratë dhe, në vend të mbrojtjes, kemi qenë dëshmitarë të dështimit për të vepruar sipas raporteve të ekspertëve dhe shkatërrimit sistemik”.

Një ditë më parë nga LSDM akuzuan partinë në pushtet VMRO-në, për këtë situatë të Ohrit dhe thanë se kjo po ndodh përshkak të paaftësisë së kësaj qeverie.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING