(VIDEO) Ulja e çmimeve, krerët shtetëror inspektojnë marketet

(VIDEO) Ulja e çmimeve, krerët shtetëror inspektojnë marketet

Sot mund të sigurohemi që vendimi për uljen e çmimeve po respektohet nga prodhuesit dhe nga tregtarët dhe kemi parë që vlen edhe për çmimin e bukës, por ka edhe ulje të çmimeve të makaronave dhe produkteve të qumështit. Besojmë se kjo do të kontribuojë në lehtësimin e buxhetit familjar të qytetarëve, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë një vizite në një supermarket.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Qeveria vazhdon të mbrojë standardin dhe interesin e qytetarëve. Publiku është i vetëdijshëm se para dy javësh kemi marrë vendim për ngrirjen e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, por edhe se kemi marrë një vendim me të cilin tregtarët janë të detyruar të blejnë dhe shesin te konsumatorët lloje dhe sasi të caktuara mallrash në rendit të caktuar”.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi paralajmëroi se masat e reja për uljen e çmimeve do të pasojnë me siguri në muajin prill. Siç theksoi Bekteshi, analizat bëhen në baza ditore dhe nuk do të lejohet asnjë profit apo kriza në kurrizin e qytetarëve.

KRESHNIK BEKTESHI, MINSITËR I EKONOMISË

”Ministria e Ekonomisë do të përgatisë informacione për çdo produkt dhe në përputhje me rrethanat do të krijohen masa të reja të cilat ndoshta do të pasojnë në muajin prill. Masat do të synojnë ekonominë dhe qytetarët”.

Drejtori i Inspektoratit të Tregut, Goran Trajkovski,  tha se do të shpallen emrat e  tregtarëve se publikisht nëse nuk respektojnë vendimet e Qeverisë me të cilat duhet të ulen çmimi i bukës, bulmetit dhe makaronave.

GORAN TRAJKOVSKI,  DREJTOR I INSPEKTORAKUT TË TREGUT

“Aktualisht ka ulje çmimesh, mbi 160 inspektorë janë në terren, siç thashë edhe më herët gjatë ditës do të dalim me informacione më të detajuara. Unë bëj apel si drejtor, sepse ka pasur një periudhë gjashtëditore që tregtarët të përshtaten me këtë vendim, po apeloj që ta bëjnë të njëjtën gjë, sepse ligji për sanksionet tregtare është i lartë nga 800 deri në 10 mijë euro dhe ne si ISHT pa asnjë përzgjedhje do të kryejmë mbikëqyrjet deri në fund dhe me ligj”

Zyrtarët parashikojnë që për disa nga produktet e qumështit, ku përfshihet qumështi i lopës, gjiza, djathi, kaçkavalli, kosi, dhe jogurti pa aditivë, për ketë ulje të çmimeve për 10 për qind, krahasuar me çmimin e 1 marsit të këtij viti.

Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING