(VIDEO) U përmbyll edicioni i katërt i garave Kuranore ndërkombëtare

(VIDEO) U përmbyll edicioni i katërt i garave Kuranore ndërkombëtare

Me ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit, sot u përmbyll me sukses edicioni i katërt i Garës Kuranore Ndërkombëtare për vendet e Ballkanit, që  u organizua në Shkup nga Ministria e Çështjes Islame, Thirrje dhe Udhëzim e Mbretërisë  së Arabisë  Saudite, në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame. Ceremonia përmbyllëse nisi me leximin e një pjese nga Kurani famëlartë, duke i dhënë ngjarjes një atmosferë të veçantë për të pranishmit. Zëvendësambasadori i Mbretërisë së Arabisë  Saudite në Shqipëri, Ahmed El Harbi vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm me BFI-në gjatë këtij aktiviteti.

MARKETING

Description of image

AHMED EL HARBI-ZËVENDËSAMBASADORI I ARABISË  SAUDITE

“Kam kënaqësinë të jem sot me ju në ceremoninë përmbyllë se të garës së mësimit përmendësh të Kuranit famëlartë, dhe të nderimit të fituesëve të saj. Në  këtë rast unë shpreh urimet e mija më të sinqerta të gjithë pjesëmarrësve, një kohësishtë shpreh vlerësimin tim të lartë  për Bahkësinë Fetare Islame në  Republikën e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin e saj të frytshëm”.

Ndërkoh, kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu theksoi se edhe një herë u dëshmua se Kurani famëlartë mbetet boshti që bashkon zemrat e besimtarëve.

SHAQIR FETAHU-KRYETAR I BASHKËSISË  FETARE ISLAME

“Garat Kuranore Ndërkombëtare të organizuara nga Ministria e Cështjeve Islame, Thirrje dhe Udhëzim të Mbretërisë së Arabisë Saudite në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përbëjnë një  ngjarje të madhe fetare kulturor dhe qytetëruese jo vetëm për vendin tonë por për mbarë botën islame, ato dëshmuan edhe një herë se Kurani famëlartë  mbetet boshti që bashkon zemrat e besimtarëve”.

Në fund të ceremonisë u ndanë çmimet për fituesit dhe fitueset, të cilët u vlerësuan për përkushtim, dijen dhe suksesin e treguar gjatë garës. Çmimet u ndanë për fituesit të ndarë në pesë kategori të garës.

Zebushe Ramadani /SHENJA/

MARKETING