(VIDEO) TVSH për produkte me vlerë mbi 22 euro që vijnë nga jashtë

Të gjitha produktet e porositur nga jasht vlera totale e të cilave ishte 22 euro dhe që ishin të liruara nga TVSH-ja, do të shtrenjtohen për 18 %, aq sa është shkalla aktuale e Tatimit të Vlerës së Shtuar. Kjo parashihet në ndryshimet e Ligjit për TVSH, që Qeveria e ka dorëzuar në Kuvend.
Qëllimi është të largohet përjashtimi nga TVSH-ja për importin e dërgesave me vlerë të ulët të dërguara nga jashtë vendit te marrësit në vend, vlera totale e të cilëve për dërgesë nuk e tejkalon shumën prej 22 eurosh në ekuivalent në denarë.
PROPOZIM-LIGJI PËR TVSH
“Kur vlera totale e një dërgese që përbëhet nga dy ose më shumë mallra tejkalon shumën prej 22 eurosh në ekuivalentin e denarit, përjashtimi do të jepet deri në atë shumë për mallrat të cilat, nëse do të importoheshin individualisht, do të ishin përjashtuar. Kur vlera e një malli individual tejkalon shumën prej 22 eurosh në ekuivalentin e denarit, vlera e tij nuk mund të ndahet me qëllim ushtrimin e së drejtës së përjashtimit deri në atë shumë”.
Sipas ndryshimeve ligjore parashikohet përjashtim për pasagjerët vendas që vijnë nga jashtë vendit, por për sendet e destinuara për nevojat e tyre personale ose për sende të tjera me vlerë të ulët përveç sendeve të bagazheve personale që sjellin nga jashtë vendit, dhe të cilat nuk janë të natyrës komerciale. Gjithashtu përjashtohen edhe ilaçet që pasagjerët sjellin për përdorim personal ose i marrin në dërgesa nga jashtë vendit.
Ndryshimet në Ligj do të shqyrtohen në Parlament në procedurë të rregullt dhe do të paraqiten para deputetëve në lexim të parë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Emine Ismaili /SHENJA/